4 argumenta kundër sistemit propocional kombëtar me lista të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Arestina Skenderi

Sistemi Propocional Kombëtar me lista të hapura? Ja 4 argumenta pse nuk e rrit cilësinë e përfaqësimit

1️. Cilësia e përfaqësimit në Kuvend

Sistemi propocional kombëtar me lista të hapura nuk e rrit asapk përfaqësueshmërinë dhe cilësinë në Kuvend përkundrazi, e përkeqëson atë. Ai nuk dërgon në parlament politikanë lokalë që njihen nga populli, gëzojnë reputacion ne komunitet dhe përfaqësojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e tyre. Në të kundëert, ky sistem mbush parlamentin me përfaqësues të interesave të politikës së qendrës, kryesisht ata që dalin në mënyrë frekuente në media dhe kane burime të ndikuara në nivel kombëtar.

2️.Prishja e raporteve të forcës brenda partisë

Kryetari i partisë vendos “de facto” emërimin e kandidatëve me sistem propocional me lista të mbyllura. Gjithashtu kryetarët e partive shpesh nuk zhvillojnë zgjedhje, duke dekurajuar keshtu demokratizimin e brendshëm të partive: Pikë së pari, vetë ideja se problemii partive na qenkan kryetarët e tyre është e gabuar. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se kandidatët që do të garonin me lista të hapura do të ishin me pak të korruptuar se kryetarët e tyre. Madje e kundërta është më besueshme : Duke qenë se përgjegjësitë tyre janë më të vogla, edhe korruptueshmëria e tyre duhet te jetë më e madhe.Për më tepër nuk ka arsye të besojme se fragmentarizmi i pushteit nnë duart e pushtetarëve të nivelit të dytë, të cilët fitojnë fuqi për të kërcënuar me destabilitet, e bën Kuvendin më të mirë. Problem nuk janë kryetarët e partisë, por institucionet te cialt nuk funksionojnë të pavarura.

3️.Pabarazia e votës

Sisitemi propocional rajonal e ka ndarë republikën e Shqipërisë në 12 zona zgjedhore. Mirëpo ky sisitem aktual akuzohet se me ndarjen e zonave zgjedhore ka nxitur fenomenin “gerrymandering”. Paritë opozitare akuzojnë partitë në pushtet për favorizimin e njërës palë. Ky sisitem jo vetëm që nuk e nxit këtë fenomen por e shmang atë. Mënyra se si janë ndarë zona zgjedhore nuk ka ndonjë ndikim të rëndësishëm në përfaqësim, pasi çdo parti ka të drejtë të konkurojë në çdo zonë zgjedhore.

Lexo edhe :  Vendimi për Noel Clarke është një fitore për gratë guximtare dhe për gazetarinë

4️.Kufizimi i të drejtës për të zgjedhur dhe dobësimi i qytetarit

Sistemi propocional rajonal kritikohet se ka dobësuar lidhjen midis votuesit dhe përfaqësuesit e tij.Shkak është bërë votimi me lista të mbyllura, ku zgjedhësi ka mundësi të votojë vëtëm për parti, pa patur mundësinë të shprehin preferencat për kandidatin që do ta përfaqësojë. Por sisitemi propocional rajonal, krijon vetëm një klasë deputetësh që nuk është i lidhur direkt me votuesin(aq sat a korruptoj) por njëkohësisht nuk është aq larg sa ç’ndodh në rastin e sistemit propocional kombëtar. Gjithashtu listat e hapura bëjnë që të favorizohen kandidtët të dyshimtë, të cilët kanë një farë rrjeti kriminal personal dhe kanë një tendencë të shkelin ligjin. Kandidatët e përmendur më lart, duke pasur lidhje direkte me votuesin e kanë më të lehtë ta korruptojnë votuesin. Pra listat e hapura nuk kanë ndonjë efekt domethënës për parandalimin e korrupsionit. Pra, të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë nuk na duhet një sistem i ri zgjedhor por, alternativa te reja.

*Aktiviste tek Qendresa Qytetare, studente e Shkencave Politike

Të fundit

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione të rrezikshme si gazetaria. Një...

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën një...

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko,...

Lajme të tjera

Web TV