Deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri ka folur me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit duke akuzuar qeverinë se ajo është e lidhur me krimin.
“Ju mund të sillni sa të doni akte normative këtu ju kujtoj se Rama është në konflikt interesi këtu me çfarë thotë dhe probaganton pasi si askush tjetër në këtë vend kjo qeveri është e lidhur me krimin si çdo qeveri në 30 vjet që kemi kaluar. Disa prej jush kanë qenë dëshmitarë në këtë sallë parlamenti ku nga foltorja Rama foli për ish-prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja duke e akuzuar se punon për bandat.
Sulmi me armë erdhi pasi ai u sulmua me deklaratat e tij të publikuara nga kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe. Nga ajo ditë deri më sot ende nuk është zbardhur atentati ndaj një prokurori të shtetit. Gjë më të rëndë në këtë vend nuk ka se sa këto aktet normative që na servirir në këtë vend dhe na sjellin këtu”, u shpreh Valteri.
Më tej ai thekson se ai atentat nuk u zbulua pasi vrasësit dhe bandat në këtë vend janë të lidhura me pushtetin. “Të gjithë ata që nuk duan ta shohin ose bëjnë sikur nuk duan ta shohin të gjithë filmin 7-vjeçar të kësaj qeverie nuk e shtronin dot pyetjen se çfarë ndodhi atë natë dimri që njeriu që e lidhi më shumë se kushdo tjetër krimin me politikën vendosi ta luftojë atë, sepse i kemi pasur kriminelët këtu në këtë vend.
Përveç të tjerave ky kryeministër do mbahet mend që i shpalli tok e nxame nga veriu në jug gjithë kriminelët të të gjithë kategorive të gjitha shtresave dhe racave. Dhe këtë gjë e ka bërë në 2013 kur mori flamuri kundër drejtësisë së korruptuar duke vazhduar me lançimet publike të zyrtarëve të administratës si ajo e KÇK dhe OFL deri sa futi fan spathi Ulsi Manjën dhe Fatmir Xhafën të emërojnë prokurorët e SPAK-ut meqë nuk kishte mbetur gjë tjetër për të kapur”, tha ia.
Sipas tij, “Këta prokurorë i ka emëruar dhe i përdor Ulsiu i partisë si ti kishte kamerierë. Tani detyra jonë është të bindim shqiptarët se vendi unë do të ndryshojë ose më mirë do të ndryshojë. Por si mund ta bëjmë këtë? Si mund të shpallim këtë nismë, si mund të bindim këta të rinj shqiptarë se Shqipëria është dhe duhet të jetë vend i lirë. Duhet të zhdukim këto fekale të sistemit të drejtësisë ku qelben nga lidhjet nepotike nga sistemi i korruptuar.
Duke mos i ikur të vërtetës, duke mos ia mohuar shtetin shqiptar këtyre shqiptarëve duke mos ua vjedhur shtetin drejtësinë dhe mirëqenien atyre që na kanë sjell në këtë sallë. Kam bindjen e plotë se nëse politika do të heqë duart e përlyera me gjak nga kjo çështje dhe të tjera do të jetë ashtu siç e duan shqiptarët. I bëj thirrje ministrit të brendshëm që në vend që të nxjerr këta policë pa emra dhe pa identifikim të rrahin qytetarët, ti turri ata nëpër parcelat e hashashit dhe atje ku vrasësit lënë gjurmë”./b.b/fjala.al