Kryemadhi: Unë dhe Basha s’kemi shpresë nga reforma zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka ndonjë shpresë as ajo dhe as kryeopozitari Lulzim Basha nga reforma zgjedhore.

Në një intervistë për “Çim Peka LIVE” ajo tha se identifikimi rëndësishëm, pikë kjo e cila u refuzua nga mazhoranca në tryzën e sotme të Këshillit Politik.

“Unë dhe zoti Basha nuk kemi ndonjë shpresë të madhe se reforma zgjedhore do të sjellë atë që presin shqiptarët. Prej katër orësh është diskutuar për identifikimin biometrik, nuk është diskutuar fare për qeverinë tranzitore, rolin e policisë në procesin zgjedhor. Edhe me partnerët ndërkombëtarët, edhe në biseda informale, identifikimi biometrik është i domosdoshëm. Rasti i Krujës ku 600 emigrantë kanë votuar në 2017-ën dhe dosja u mbyll. Ai luante “e kuqe e zezë” në Las Vegas dhe votoi. 

Pastaj vijmë në rolin e policisë, akoma pa u tharë lotët dhe pa ikur shenjat e dhunës te teatri, unë shpresoj që reagimi të vijë nga ata që besojnë vetë te Edi Rama, unë nuk kam besuar dhe nuk kam pse besoj,. Opozita ka qenë gjithmonë e gatshme, që në nëntor me këshillin politik. Nesër në mëngjes do të paraqiten edhe kërkesat e partive të koalicionit opozitar”, tha Kryemadhi./E.B./Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV