Kryeministër vetëm dy mandate, Basha: E çoj në referendum

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për të kërkuar kufizimin e mandatit të kryeministrit në Shqipëri. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, Basha tha në emisionin “Opinion” se do të propozojë që kryeministri të mos ketë më shumë se dy mandate, njësoj siç ndodh në SHBA me Presidentin.

Nëse në Parlamentin e ri nuk do të i ketë votat e mjaftueshme për këtë ndryshim të Kushtetutës, Basha tha se do i drejtohet popullit me referendum.

“Jam i vendosur ta propozoj dhe nëse në Parlamentin e ardhshëm nuk do të kem votat e nevojshme për ta miratuar, do i drejtohem popullit me referendum”, tha kreu i opozitës.

Sipas Bashës, asnjë popull në Evropë nuk i ka patur këto rekorde negative siç ka ndodhur me shqiptarët, të cilët vuajnë nga pushteti i madh i kryeministrit.

“Shumë më shumë pushtet të jetë në duar të shqiptarëve dhe shumë më pak pushtet të jetë në duart e elitave”, tha Lulzim Basha.

Me PD në pushtet, Ilir Meta mund të marrë mandatin e dytë si President

Të fundit

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Nga Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i...

Vrasja në Maliq/ Djali dhe babai në burg, familja e autorit largohet nga banesa

Familja e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për arsye sigurie. Megjithëse kryfamiljari është arrestuar,...

Putin niset drejt Alaskës për takimin ‘kokë më kokë’ me Trump, ukrainasit në ankth

Vladimir Putin është nisur drejt Alaskës për takimin kokë më kokë me homologun amerikan Donald Trump, dhe bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje...

15 gusht 1947 – Pavarësia e Indisë dhe lindja e Pakistanit

Në mesnatën mes 14 dhe 15 gushtit 1947, pas gati dy shekujsh sundimi kolonial britanik, India shpalli pavarësinë nga Britania e Madhe. Kryeministri i...

Trump letër Begajt: Pres me padurim të forcojmë aleancën

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve , Donald Trump. Në mesazh Trump thekson angazhimin e tij për...

Lajme të tjera

Web TV