Ministrja Denaj: Mars-prill janë larguar nga puna 38 mijë persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Financave bën të ditur se ndryshon paketa e dytë, afati për aplikim deri në 5 qershor

Paketa e dytë e ndihmës ekonomike do të ndryshojë, pasi jo të gjithë kanë arritur të përfitojnë brenda afateve kohore. Afati ri për aplikim është deri në datën 5 qershor. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Unë besoj se hapja e bizneseve do të jetë çështje kohe, duke siguruar ato protokolle që kemi thënë, dezinfektimin etj., që tani do të bëhen mënyrë jetese. Kemi nisur disa takime me bizneset, kemi filluar nga biznesi i vogël, këtu te pjesa e Rrugës së Elbasanit, ku ka shumë biznese të vogla, të cilat në pjesën më të madhe kanë qenë të mbyllura.

Dhe, sigurisht, duke qenë të mbyllura kanë përfituar nga paketa e parë, ajo e pagës së luftës, e pagës minimale për tre muaj. Jo të gjithë personat, të cilët janë përfitues të paketës së dytë, kanë arritur që brenda afateve kohore të marrin paketën e dytë. Kemi propozuar disa ndryshime procedurale, të cilat do të tejkalojnë edhe disa nga vështirësitë operacionale.” – tha Denaj.

Për shkak të COVID-19, në periudhën mars-prill janë larguar nga punë rreth 38 mijë individë. Drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, Delinda Ibrahimaj, deklaroi se sapo të miratohen ndryshimet në paketën e dytë, do të publikohet lista e të gjithë tatimpaguesve dhe individëve përfitues. Afati për të aplikuar do të jetë deri në 5 qershor, me të njëjtat procedura si më parë.

“Ne kemi ndjekur me shumë kujdes të gjithë procesin e ankesave të ardhura si nga individët, ashtu edhe nga tatimpaguesit, të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë apo përfitojnë nga paketa e dytë.

Ne u bëjmë me dije se numri total i të larguarve nga puna në periudhën mars dhe prill është rreth 38 mijë individë.

Kemi bërë të mundur që këta individë të cilët de facto janë larguar nga puna për shkak të COVID-19, të përfitojnë nga paga e luftës që nga momenti i miratimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të afishojë në faqen e saj zyrtare të gjithë tatimpaguesit që do të jenë përfitues të këtij ndryshimi dhe, gjithashtu, të gjithë individët që do të jenë përfitues të këtij ndryshimi, të cilët do të kenë kohë deri në 5 qershor të aplikojnë, njësoj siç ka qenë procedura për paketën e dytë, nëpërmjet portalit.

Pas datës 5 qershor, nëse bizneset nuk do të aplikojnë, ne pagën e luftës do t’ua kalojmë automatikisht të gjithë individëve që duhet të përfitojnë nga paga e luftës, dhe do ta përfitojnë këtë pagë duke e çuar numrin në 176 mijë persona.” – tha Ibrahimaj.

Lexo edhe :  ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë

Sipas qeverisë, deri tani janë 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar pagën e luftës nga paketa e parë dhe 109 mijë e 664 që kanë përfituar 40000 lekë nga paketa e zgjeruar.

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV