Përse PD nuk do lista të hapura? Shpjegimi i Bylykbashit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një konkluzion të qartë se PD nuk dëshiron të aplikohet sistemi me lista të  hapura. Oerd Bylykabshi jep këtë shpjegim në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në Grupin Mediatik “FJALA”. 

 -Partia Demokratike me tërheqjen e saj për listat e hapura po bën shumë njerëz të pakënaqur. Listat e hapura zoti Bylykbashi janë çelësi i asaj që PD është ndryshe nga PS, apo është njësoj si ajo? Deri tani jeni njësoj si PS. Pse duhet t’u besojmë juve?

-Ajo që është thelbësore për Reformën Zgjedhore janë  rekomandimete OBE-ODIHR për shqetësimet që kanë dalë nga zgjedhjet. Kush është një rekomandim që i përmbledh të gjitha problemet kryesore të zgjedhjeve dhe që nuk ka të bëjë me shumë gjëra të tjera. Nëse zgjedhësi nuk është i lirë për të përzgjedhur forcën të cilën e bind atë, por është nën presion, siç thotë ODIHR-i por edhe me rekomandim, që presioni mbi zgjedhësit ishte i jashtëzakonshëm dhe aq më shumë mbi ata që punojnë në administratën publike të cilët kërcënoheshin me vendin e punës. Sistemi më mazhorita, më proporcional, apo cilindo të zgjidhni do dështojë nëse zgjedhësi nuk është i lirë të zgjedhë. Jo vetëm numërimi do numërojë një proces zgjedhor të kalbur nga standartet por dhe sistemi zgjedhor do përpunonte një mall të kalbur. Unë jam për atë që zgjedhësi të votojë drejtpërdrejt. Sot një krimineli për të zgjedhur djalin apo vajzën e tij në parlament, dhe gjëra të tilla ka sot e kësaj dite, ushtarin përkatës që e ka vendosur në listë, sot ai duhet të negociojë një situatë korrupsioni jo thjesht moral por më keq se kaq.Mund të negociojë  apo dhe ndikojë për të futur ushtarin e vet apo fëmijën e vet në listë, në një pozicion mundsëisht fitues. Në këtë moment nuk është faji i kriminelit pse tentoi ta bëjë këtë gjë dhe më pas të përdorë listën e mbyllur si automjetin me të cilin fëmija do hyjë në parlament. Është i kryetarit të partisë që vendosi të vërë firmën. Është i njëjti fenomen i cili doli mbi ujë nga ligji i dekriminalizimit. Nuk e kishte fajin krimineli pse donte të zgjidhej deputet, kjo është pjesë e degradimit të të menduarit por përgjegjësia është e krytarit dhe lidershipit të partisë./Fjala/k.b

Lexo edhe :  A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

https://www.youtube.com/watch?v=jDknx2u7Uu0

Të fundit

J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç’po ndodh vërtet!

Nga Chiara Buratti, Corriere della Sera Zëvendëspresidenti i SHBA-së po i referohet pamjeve në New Jersey dhe New York nëntorin...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

Çmendet moti, breshër sa një top ping-pongu në Rimini të Italisë! (VIDEO)

Teksa pjesa më e madhe e botës vuan temperaturat e latrta dhe vapën ekstreme që shpesh sjell fatalitete, disa pjesë të tjera përjetojnë momente...

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur!

Një grua dhe dy fëmijët e saj të mbajtur peng në Umbria që nga e mërkura e kaluar (30 korrik) u liruan pas një...

Zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë/Identifikohet tjetër mbishkrim i Perandorit Justinian

Ministri në detyrë i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është gjetur një mbishkrim i dytë kushtuar...

Lajme të tjera

Web TV