Ruçi pret ambasadoren Yuri Kim: Reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi, jetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim me kërkesën e saj, ambasadoren e ShBA, Yuri Kim.

Mësohet se takimi është zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit dhe është diskutuar mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore, të Reformës në Drejtësi dhe të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, pas vendimit për çeljen e negociatave nga BE.

Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, si dhe me anëtarët e tryezës së Këshillit Politik, për Reformën Zgjedhore.

Ambasadorja Kim është takuar me bashkëkryetarët e tryezës, Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin, e po ashtu edhe përfaqësuesin e PD-së, Bylykbashin, ndërsa pritet të takojë sot përfaqësuesin e  LSI-së, Petrit Vasilin.

Dy ditë më parë ambasadorja Kim zhvilloi një takim edhe me kreun e demokratëve, Lulzim Basha e cila u shpreh e inkurajuar nga bisedimet, sa i përket zhvillimeve të Reformës Zgjedhore./b.b/fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV