Zbulohet vendndodhja e 28 ton ar të fshehura nga Hitleri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendndodhja e 28 tonë ar të epokës së nazistëve besohet se është fshehur në një pallat aristokratik në Silesian e poshtme.

Ari me vlerë miliarda euro si dhe sende të tjera me vlerë thuhet se ndodhen 60 metra nëntokë në fund të një pusi në pallatin Hochberg në Roztoka afër Walbrzych.
Supozimet për vendndodhjen e arit vijnë nga një ditar i shkruar gjatë Luftës së Dytë Botërore nga një oficer i ‘Waffen SS’, i cili përdor pseudonimin Michaelis, përshkruan operacionin për të fshehur thesarin e kontrolluar nga shefi i SS, Heinrich Himmler gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ditari jep detaje për njëmbëdhjetë vendndodhje në Silesian e Poshtme dhe Opole, ku janë fshehur gjëra të vlefshme përfshirë artin, artefakte fetare dhe depozita bankare, si dhe artet nga Gjermania, Polonia, Franca, Belgjika dhe Rusia.

Ditari zbulon se vendndodhja në Roztoka mban depozita ari të Reichsbank në Breslau, i cili tani njihet me emrin Wroclaw, thuhet se sendet me vlerë i përkasin qytetarëve të Silesias së poshtme, të cilët ia dhanë Waffen SS për ti ruajtur pasi Ushtria e Kuqe u afrua më 1945.
Vendet e tjera të shkruara në ditar thuhet se mbajnë objekte fetare të mbledhura nga organizata Ahnenerbe e Himmlerit, besohet se sendet janë vjedhur në të gjithë Evropën, duke përfshirë pikturën e famshme të quajtur “Portrait of a Young Man”, e pikturuar nga Raphael.

Ekzistenca e ditarit të shkruar në Luftën e Dytë Botërore doli në dritë marsin e vitit të kaluar kur një fondacion me emrin Silesian Bridge njoftoi se kishte siguruar ditarin nga partnerët e tij në Gjermani. Gjermanët dëshironin t’ia dhuronin ditarin kombit polak si një ndjesë për Luftën e Dytë Botërore, shkruan The First News.

Lexo edhe :  4.7 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit

Fondacioni tha se partnerët që dhuruan ditarin janë një shtëpizë e krishterë në Quedlinburg , një qytet i vogël në Saksoni-Anhalt, dhe anëtarët e saj janë pasardhësit e oficerit të Waffen SS, të cilët ishin gjithashtu anëtarë të elitës aristokrate./Fjala.al/R.G

Të fundit

Gomonia po fundosej nga moti i keq, policia detare shpëton 5 persona

Gjatë patrullimeve në det pranë Gjirit të Durrësit, Njësia Policore Detare ndërhyri dhe shpëtoi 5 persona, të cilët rrezikonin...

Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi avioni pësoi një rënie të...

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve për ligjit për zonat e mbrojtura dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së 37 deputetëve...

Lajme të tjera

Web TV