Brescia dhe Balotelli është një kombinim që ka kohë që ka skaduar, dhe nëse kishte pak admirues në skuadrën veriore të Serie A, tani duket se po mbarojnë, duke përfshirë dhe presidentin e klubit. Aksioneri kryesor i “Dallëndysheve” të futbollit italian, Massimo Cellino ka shprehur publikisht trishtimin për mënyrën sesi po sillet SuperMario, duke nënvizuar se Balotelli nuk ishte më në rrugën e duhur dhe ishte gabim që e mori.
“Transferimi i tij te Brescia ishte një gabim. Atij nuk i intereson e ardhmja e klubit tonë, madje mendoj se nuk dëshiron të luajë më në Itali” tha Cellino.
Me 5 gola në 19 paraqitje në Serinë A aktuale, për Balotelli që bojkotoi stërvitjen e kësaj jave, do të flite për ta larguar këtë verë. “në mendoj se ne të dy kemi bërë një gabim. Duke e sjellë atë në Brescia, në qytetin e tij, unë mendova se e do ta detyronte të bënte shumë përpjekje për të justifikuar kalimin, por në të njëjtën kohë mendoj se ai është menaxhuar keq nga trajneri im i mëparshëm” tha Cellino për BBC.
E ardhmja e Balotellit është larg nga Brescia, por edhe nga Italia. Ofertat nuk mungojnë midis Brazilit dhe Turqisë, madje në Shtetet e Bashkuara e kanë zgjuar interesin për sulmuesin problematik: “Ai nuk është i interesuar për të ardhmen e klubit, sepse ai ka një kontratë për Serinë A, por jo për zbritjen tonë në B” tha Cellino.