Gazetarët shqiptarë bëjnë testin për Covid-19

Përveç mjekëve, që ishin në front të luftës ndaj pandemisë së Covid-19, edhe gazetarët kanë qenë shumë të ekspozuar.

Kryeredaktori i gazetës “Dielli” në SHBA, Dalip Greca ka publikuar në Facebook një foto ku është duke bërë testin e antitrupave për të detektuar nëse në trup ka pasur Covid-19.

Kujtojmë se gazetës “Dielli” është pjesë e shoqërisë “Vatra”, e cila është ngritur nga emigrantët shqiptarë në Amerikë për të ruajtur traditat dhe simbolet e kombit tonë në tokën e ëndrrave.

Dalip Greca në postimin e tij shkruan se “Dr Skender Murtezani për vatranët punon edhe në orët e vona”.

Do ishte shumë mirë që këtë test ta bënin edhe të gjithë gazetarët në Shqipëri sepse ata janë çdo ditë shumë më të ekspozuar se të tjerët.