Gazetarja shqiptare prezanton djalin e birësuar (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e njohur Fjodora Fjora ka vendosur të prezantojë me publikun djalin e saj, Alteon.

Dalja e tyre e parë ishte në një sfilatë në krah njëri-tjetrit. Teksa ditë më parë së bashku me djalin e saj ishin të ftuar në emisionin “Rudina”.

Gazetarja nënvizoi faktin se “nuk kemi më pse të përbëjmë lajm, jemi një mama me djalin e vet si 1 miliardë mama të tjera në të gjithë botën.”

Fjora shtoi me tej gjatë bisedës se Teo po rritet, “shumë shpejt do të jetë në gjendje të hapë vetë faqet e internetit, të Google-ojë, dhe të shohë çka qenë jeta e tij, çfarë ndodh rreth mamit të tij dhe rreth vetes së tij.

Duke qenë se e pashë që ishte e pamundur, unë jam përpjekur shumë që Teon gjatë gjithë kësaj kohe përpiqem ta ekspozoj sa më pak, edhe pse i vogël, nuk diskutohet kjo gjë. Por e shihja që kurioziteti i njerëzve ishte shumë i madh dhe në momentin e parë që kapnin qoftë edhe diçka, ai lajm apo ajo fotografi transformohej dhe reagimi më pas i njerëzve ishte shumë i madh”.

Dhe gati-gati filloi të më shqetësonte kjo gjë. Dhe mendova kur Joni (Peçi) më propozoi, mendova se Teo është rritur mjaftueshëm. Teo tani do të shkojë në klasë të parë. Teo i merr vendimet vetë, unë e pyeta nëse ka dëshirë të sfilojë me mua dhe ai tha ‘po unë dua të sfidoj me ty, unë kam dëshirë ta bëj këtë gjë’. Dhe mendova që ishte momenti i duhur për të bërë këtë përballje publike të dy së bashku dhe për të thënë që ne jemi shumë mirë, shumë të lumtur. Dhe nuk kemi më pse të përbëjmë lajm, jemi një mama me djalin e vet si 1 miliardë mama të tjera në të gjithë botën të cilat përpiqen, herë pas here ia dalin, herë pas here është e vështirë, herë pas herë është sfidë, por edhe lumturi e madhe që buron nga të gjitha këto”

gj.b/fjala.al

Të fundit

Lufta e Vlorës, djemtë me guna të Labërisë hedhin në det ushtrinë italiane

Qershor – Shtator 1920 Nga Leonard Veizi Pas shpalljes së Pavarësisë në 1912, Shqipëria mbeti e brishtë dhe nën ndikimin e...

Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Në një emision televiziv Belind Këllici zbuloi emrat e mundshëm të ministrave të ardhshëm në qeveri. Ai deklaroi se Tërmet Peci mund të jetë Ministër...

Tjetër akuzë për përdhunim ndaj aktorit francez, Gérard Depardieu rrezikon 20 vite burg

Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është akuzuar për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, njoftoi Gjykata Penale e Departamentit të Parisit, sipas burimeve të...

“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet në Greqi, pasi raportet konfirmuan...

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Lajme të tjera

Web TV