Duke filluar nga kjo fundjavë do të hiqen kufizimet e lëvizjes dhe aktiviteteve në çdo zonë, por do të vazhdojë të mos lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe deri më 1 qershor.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një komunikate ka deklaruar se të gjitha aktivitetet do të lejohen duke filluar që prej 1 qershorit, por gjithmonë duke zbatuar protokollet e sigurisë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3003655353036423/?__xts__[0]=68.ARA8aDPG0Wwu3o9miRP2NpJpVxV8cZnIQNQkRiHEGfI9Am8bBR_pqmIYquphAeKLOai7a1bgF-GQnWo97TVmmOm_bugkEadlEbj3ccbvXSi6UKj7b-g-XYa0FQSY0C-tTy7wSwymNnInOtLpT6jeYVnhaM3R012Pzyw1LMBdJsx2R2r0UxCsnThUSLAhZJxJVd-EPepo2PlxUvUtBlZhFq5UFupCSqOHZrpJltBibiSzF_b4jBshGKPYucdM3Aosprl8AXed56yf9lMFwuIWQfXtmVt3vDlHgmlyAH4iF2gw7SZ0-stdA20Iz7stAUSyhDWXftOMMKYufk21Yh1UL8cDILQ9rQ&__tn__=-R
Gjithashtu më 1 qershor do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin shqiptar, do të hapen çerdhet dhe kopshtet, kufijtë tokësor, duke hequr karantinimin e detyruar dy javor dhe duke e vendosur atë vetëm në raste specifike.
Ndërkohë do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve për të cilin ministrja tha se do të bëhet publike shumë shpejt. Ndërsa aktivitetet kulturore, kinematë, teatrot, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesa publike do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura deri më 23 qershor./Fjala.al