Studim/ Përdoruesit e kanabisit e siguruan produktin në ‘darkweb’ gjatë pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdoruesit e kanabisit në Evropë janë kthyer drejt ‘websaitit’ ku shiten produkte të paligjshme, ‘darkweb’, për të siguruar kanabis gjatë mbylljes nga pandemia.

Tregu i paligjshëm i kanabisit në internet u rrit ndjeshëm në mars kur shumica e vendeve të BE-së, përfshirë Irlandën, futën një formë të kufizimeve të lëvizjes për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në anën tjetër, ka më pak kërkesë për dërgesa të mëdha kanabisi të destinuara për rishitje, besohet se kjo ndodhi për shkak se tregtarët nuk kishin mundësinë ta zhvendosin pasi shumë rrugë ishin të bllokuara.

Raportet vijnë nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Lëndë Narkotike dhe Varësi të Drogës (EMCDDA), e cila studion tendencat e çmimeve në tre tregjet më aktive që shesin drogë në BE.

Midis muajit janar, kur pandemia nuk kishte ndikuar ndjeshëm në BE, dhe muajit mars, kur shumica e vendeve kishin imponuar një lloj kufizimi për lëvizjen, aktiviteti i tregut në të tre vendet u rrit me mbi 25 %.

Studiuesit hodhën teori se përdoruesit e zakonshëm po ktheheshin në ‘darkweb’, pasi kishin vështirësi në blerjen e kanabisit nga tregtarët e tyre të rregullt.

Shitjet e madhësisë së mesme dhe të mëdha të drogës ranë ndjeshëm gjatë së njëjtës periudhë si çmimet.

“Kjo mund të shpjegohet nga ata persona të cilët merren me rishitjen e kanabisit të blerë nga tregjet ‘online’ të cilët pretendojnë se mundësitë e tyre do të shkatërrohet dhe për këtë arsye nuk bëjnë blerje të reja.”,tha EMCDDA./fjala.al/R.G

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV