Yuri Kim dhe Xhaçka firmosin marrëveshjen, SHBA pajis Forcën Ajrore me helikopterë të tipit “Black Hawk”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore shqiptare me helikopterë “Black Hawk”. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në një një ceremoni të veçantë, të zhvilluar në bazën ajrore të Farkës.

Helikopterët, asistencë e qeverisë së SHBA pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri dhe për ministren Xhaçka, ky kontribut rrit kapacitetet e Forcave të Armatosura shqiptare.

“Jam e lumtur që sot, përmes këtij nënshkrimi i tregojmë qytetarëve tanë se nuk jemi vetëm. Se kemi miq. Se jemi miq. Që do të jemi krah njëri – tjetrit, sidomos në kohë të vështira. “Helikopterët Black Hawk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë të gjithë tregues të ringritjes së Forcës Ajrore me hapa të sigurt dhe në krah të aleatit strategjik.

Edhe pse kapacitetet e Shqipërisë janë ende modeste, unë besoj shumë se vlera e shtuar e kësaj infrastrukture për Aleancën dhe aleatët tanë amerikanë është shumë domethënës. Ne jemi duke punuar shumë për të konsoliduar dhe përmirësuar profesionalizmin dhe gatishmërinë e forcave tona. Ashtu siç do të bëjmë me krijimin e një qendre trajnimi multifunksionale që do të përgatisë personelin tonë për një mori specializimesh të forcave ajrore”, tha ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u shpreh se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë dhe do të vijojnë të qëndrojnë “krah për krah”.

Projekti për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë amerikanë të tipit “Black Hawk” mori rrugë një vit më parë gjatë vizitës që ministrja Xhaçka zhvilloi në Gardën Kombëtare e Neë Jersey.

Lexo edhe :  Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Përgjatë një viti ka patur disa trajnime të pilotëve shqiptarë pranë kësaj garde dhe të specialistëve amerikanë pranë Forcës Ajrore për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive për përdorimin e mjeteve të reja, që do të jetë pjesë e flotës ajrore shqiptare./l.m/Fjala

Të fundit

Zhduket 48-vjeçarja në Tropojë, policia arreston burrin! Dyshohet se…

Një 58-vjeçar është arrestuar në Tropojë. Kapja e tij erdhi pas hetimeve si pasojë e një denoncimi se bashkëshortja...

Mbrëmja e fundit e një mbreti: Rënia e Farukut dhe fundi i një dinastie

Në verën përvëluese të 26 korrikut 1952, ndërsa flluskat e protestës dhe urrejtjes ndaj aristokracisë mbushnin rrugët e Kajros, Mbreti Faruk I i Egjiptit...

“Mumja” e Leninit ndan Putinin dhe Kishën Ortodokse, revoltohet politika ruse

Një dokumentar i ri me titullin “Mumja” po krijon polemika të forta në Rusi. Filmi, i mbështetur nga Kisha Ortodokse Ruse dhe patriarku Kirill,...

Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, takohen nesër...

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po përballet me një numër të madh zjarresh, duke përfshirë 29 vatra të evidentuara, nga të cilat 13...

Lajme të tjera

Web TV