LAJM I FUNDIT/ Shtohen 23 raste pozitive me koronavirus në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vendin tonë janë shtuar 23 raste pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit, 2 prej të cilëve janë personel mjekësor.

Deri në këto momente totali i të prekurve në vendin tonë ka shkuar në  1122 persona, nga të cilët 232 vijojnë të jenë aktive. Ndërsa të shëruar ditën e sotme janë vetëm 6 persona.

Në përditësimin e të dhënave të koronavirusit nga Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se rastet e reja janë në bashkitë e Tiranës 16, 2 në  Mat, 1 në Durrësit, 2 në Lushnjë, 1 në Krujë dhe  1 në Librazhd.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 23 raste të reja, shkon në 1122 numri i të prekurve.

Mbi 1450 testime serologjike tek stafet mjekësore me një pozitivet rreth 9%

Dr. Marjeta Dervishi

Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive.

Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.

Lexo edhe :  Ekspertët rekomandojnë disa lloje ushqimesh që do të na ndihmojnë të jetojmë më gjatë

Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.

Në këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët zbatimi i masave të rekomanduara. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (30 Maj 2020)

Testime totale                         15950

Testime molekulare                14498

Testime serologjike                 1452

Raste pozitive                          1122

Raste të shëruara                       857

Raste Aktive                             232

Humbje jete                           33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           137

Durrës           39

Krujë             16

Shkodër         11

Kamëz            9

Mat                8

Lushnje           6

Berat              2

Fier                 2

Korçë             1

Librazhd          1.k.t/Fjala.al/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/628783964514143/

Të fundit

Vota e Diasporës, PD ankohet te Celibashi: 14 raste të dyshimta për abuzim

Diaspora e Beratit dhe Dibrës do të jenë të parët që do të kenë mundësi të shprehin preferencën e...

“Format i degjeneruar prej kohësh”: Florjan Binaj shpërthen ndaj BBVA

Florjan Binaj, aktori i humorit, prej më shumë se një viti edhe moderator ka reaguar ashpër në lidhje me skandalin e Big Brother VIP. Binaj...

Një Lider Vizionar për UNESCO-n: Pse Shqipëria duhet të mbështesë Dr. Khaled El-Enany

Nga Arben Cici. Drejtor, Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Të mërkurën, më 9 prill 2025, Bordi Ekzekutiv...

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur

Një lajm i hidhur ka prekur ditën e sotme botën e futbollit dhe të arbitrimit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për ish-arbitrtin dhe vëzhguesin e...

PL: Shëndetësia është në krizë, do dyfishojmë pagat për mjekët dhe infermierët

Në një deklaratë për shtyp, Ymeri tha se shëndetësia shqiptare ndodhet në krizë, jo vetëm krizë mjekësore, por krizë besimi dhe funksioni. Duke folur...

Lajme të tjera

Web TV