Moti i paqëndrueshëm, ja në cilat zona do ketë reshje shiu

Moti

Dita nis me mot të vranët dhe reshje të pakta në zonat bregdetare, të cila gradualisht deri në mesditë do të përfshijnë gjithë vendin duke sjellë shira herë pas-here në formë rrebeshi. Mbrëmja përmirëson përkohësisht kushtet atmosferike.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga  7°C verilindja deri në 25°C ultësira perëndimore.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë./l.m/Fjala