Shaqiri kush??? Rashica bëhet futbollisti shqiptar më i vlefshëm

Rashica është lojtari më i vlefshëm shqiptar, duke lënë prapa edhe Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Thomas Strakoshën.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtari që shkaktoi një furtunë të vërtetë kur Gianni De Biasi e la jashtë Europianit 2016 me Shqipërinë, një vendim që më pas e çoi në përfaqësuesen e Kosovës, bëhet shqiptari më I vlefshëm aktualisht në futboll. Talenti i Ëerder Bremen, Milot Rashica, është vlerësuar nga Transfermarkt si lojtari me vlerën më të madhe nga lojtarët e Kosovës, Shqipërisë, si dhe lojtarët e Kombëtareve të tjera që kanë prejardhje shqiptare e këtu futen dhe skuadra si Zvicra, Maqedonia, apo Suedia.

Që prej vitit 2015 kur doli nga ekipet e moshave në Kosovë, drejt Europës për të luajtur futboll, vlera e Milot Rashicës në treg është rritur vazhdimisht, falë formës së mirë që ai ka shfaqur me ekipin kombëtar të Kosovës dhe me klubet e tij – fillimisht Vitesse e tani nË Bundesliga te Bremeni. Sigurisht një menaxher me influencë dhe me njohje si Altin Lala, e ka ndihmuar të rrisë numrin e admiruesve që përkon me trajektoren e bukur të golave të Milotit.

Njeriu që pak ditë më parë është bërë baba, kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, nga Anglia dhe Italia, mes tyre kampionët e kontinentit, Liverpool, dhe formacioni në Serie A, Napoli.

Sipas transfermarkt, Rashica është lojtari më i vlefshëm shqiptar, duke lënë prapa edhe Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Thomas Strakoshën. Ai vlerësohet 28 milionë euro, por në Bremen nuk e largojnë për më pak se 38 milionë.

Xhaka renditet pas Rashicës pasi vlerësohet 24 milionë euro, një përgjysmim i vlerës kur kaloi te Arsenal, pas rënies në formë dhe përplasjeve me tifozët.  Edhe Shaqiri, për shkak të formës jo të mirë, i ka rënë vlera, dhe tani vlerësohet 16 milionë euro.

Të fundit

Berishës si del “inati” me Yuri Kim: Diplomate e korruptuar, FBI të nisë hetim ndaj saj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duket se ende mban inat ndaj ish-ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Në...

Shkodër/ Iu gjen kanabis në makinë, arrestohet shtetasi turk, procedohet një tjetër

Shkodër- Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, kanë vijuar kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve...

Ishulli 30 kilometra larg Sao Paulos, ku nuk mund të mbijetojë qenia njerëzore

Ndodhet rreth 30 kilometra nga Sao Paulo, në Brazil, dhe ka një sipërfaqe prej rreth 430 000 metra katrorë. Quhet Queimada Grande dhe nuk...

Çfarë është Egli për ty? Gjesti ‘shokon’ me përgjigjen e tij

Në spektaklin e sotëm, ka ndodhur përballja mes Eglit dhe Gjestit, e kërkuar prej disa kohësh nga ky i fundit. Gjesti pa reagimet e...

Begaj,mirëpriti ambasadorët austriakë:Mirënjohje për mbështetjen që ka dhënë vendi i tyre

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mirëpriti sot ambasadorët austriakë që shërbejnë si të tillë në shtetet e Ballkanit së bashku me përfaqësues të trupës...

Lajme të tjera

Web TV