Tiranë, arrestohen 4 persona, përdhunuan 15-vjeçaren. Si ndodhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka zbardhur një ngjarje të rëndë kriminale, duke vënë në pranga 4 persona.

Burime zyrtare njoftojnë se një 65-vjeçar me iniciale A.D. ka abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime.

Mësohet se ai këto video ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, dhe ata kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën. Edhe të rinjtë kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë, por u parandalua me ndërhyrjen e Policisë.

“Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur. Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot. ” njofton policia.

Mësohet se të 4 abuzuesit me të miturën  kanë përfunduar pas hekurave, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur./E.B./Fjala.al

Të fundit

Nis konflikti 34-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

13 korrik 2006 Më 13 korrik 2006, konflikti i armatosur ndërmjet Izraelit dhe grupit shiit libanez Hezbollah mori përmasa dramatike,...

Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti, njoftimet për shkarkim tashmë...

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për një ngjarje që do të...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi emigracionin, i vendosur në anën...

Lajme të tjera

Web TV