Ekskluzive/ Reforma zgjedhore, diplomatët në negociata intensive për një marrëveshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjala.al ka mësuar ekskluzivisht detaje të reja sa i përket shtyrjes së mbledhjes së Këshillit Politik, ku sot është parashikuar të arrihet marrëveshja përfundimtare për reformën zgjedhore. Duke qenë se në mbledhjen e fundit palët nuk arritën dakordësi për disa çështje, në lojë kanë hyrë diplomatë të huaj të disa prej ambasadave më të rëndësishme në vend.

Mësohet se negociatat po zhvillohen midis këtyre diplomatëve dhe përfaqësuesve të PS, PD dhe LSI, por që nuk janë anëtarët pjesëmarrës në Këshillin Politik, raporton Fjala.al. Bisedimet janë të ethshme, ndonëse ka një tendencë për të rënë në konsensus, në mënyrë që reforma zgjedhore të mbyllet sot, më 31 maj.

Palët kanë ende disa ndasi sa i përket përdorimit të teknologjisë në zgjedhje apo emërimit të një drejtori të ri të Policisë së Shtetit gjatë fushatës zgjedhore. Ndërkohë që opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari, kërkon vazhdimisht hapjen e listave të kandidatëve për deputetë dhe ndryshimit të sistemit zgjedhor. Kjo kërkesë e Hajdarit nuk po merret parasysh nga PS, PD dhe LSI, çka nuk u mohua as nga përfaqësuesi demokrat, Oerd Bylykbashi, gjatë emisionit “Hard Talk” në Fjala Tv.

Mbledhja e radhës e Këshillit Politik është njoftuar për sot, në orën 19:00, ndërkohë që Fjala.al do iu mbajë të informuar për zhvillimet më të fundit.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV