Këshilli Politik “LIVE”/ Zbardhet propozimi i opozitës për qeverinë kujdestare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijojnë negociatat në tryezën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Takimi ka nisur rreth orës 19:00, ndërkohë që Fjala.al do iu mbajë të informuar për zhvillimet më të fundit.


21:29 Amerikanët vijojnë negociatat për ‘zgjedhoren’, ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik

Është ndëprerë përkohësisht mbledhja e Këshillit Politik ku diskutohet për reformën zgjedhore. Raportohet se mbledhja është ndërprerë për shkak të takimit që Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili po zhvillojnë me një përfaqësues të Ambasadës Amerikane.

Fjala.al raportoi gjatë pasdites se takimi i orës 17:00 u shty pikërisht për shkak të negociatave që diplomatët e huaj po zhvillonin me përfaqësuesit politik, ndërkohë që përfaqësuesi amerikan po vijon negociatat edhe brenda ambienteve të Pallatit të Kongreseve.

21:00 Qeveria kujdestare/ Ky është propozimi i opozitës

Është bërë publik propozimi i opozitës jashtëparlamentare për formimin e qeverisë kujdestare para zgjedhjeve parlamentare. Sipas propozimit të dorëzuar në Këshillin Politik, opozita kërkon që 100 ditë para zgjedhjeve të krijohet qeveria kujdestare, një praktikë që duhet ndjekur deri kur vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

2021: Ja propozimet që ka dorëzuar PD dhe LSI për ‘Zgjedhoren’

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë depozituar propozimet e tyre për reformën zgjedhore.  Opozita jashtë parlamentare i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje. Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.

19:22 Reforma zgjedhore/Shoqëria civile: Këshilli Politik drejt dështimit, shkak agjendat e dy partive

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK Albania) shprehet se negociatat për reformën zgjedhore janë larg aspiratave dhe pritshmërive për një reformë të vërtetë, të thelluar dhe gjithëpërfshirëse.

Lexo edhe :  6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani 'non gratën'

Në një komunikim të bërë publik sot, KRIIK thekson se Këshilli Politik i ngritur për këtë reformë “rezultoi një hap zhgënjyes për nga pritshmëritë, si për nga mënyra e funksionimit të tij ashtu dhe nga tematika e çështjeve të mbuluara”.

19:04 Këshilli Politik/ Nis takimi i fundit për marrëveshjen e reformës zgjedhore”

Ashtu siç ishte paralajmëruar, përfaqësuesit politik kanë filluar të mbërrijnë në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve për të zhvilluar mbledhjen e fundit të Këshillit Politik. I pari që ka mbërritur është Damian Gjiknuri, përfaqësues i Partisë Socialiste.

Pas tij mbërriten edhe Oerd Bylykbashi i PD-së, Petrit Vasili i LSI-së dhe Rudina Hajdari e opozitës parlamentare.

Fjala.al raportoi pak minuta më parë se mbledhja e parashikuar për në orën 17:00 u shty për në orën 19:00 për shkak të negociatave ku janë përfshirë edhe diplomatë të huaj në vend.

Fjala.al do iu mbajë të informuar për zhvillimet më të fundit nga reforma zgjedhore, e cila është parashikuar të mbyllet sot.

18:54 Ekskluzive/ Reforma zgjedhore, diplomatët në negociata intensive për një marrëveshje

Fjala.al ka mësuar ekskluzivisht detaje të reja sa i përket shtyrjes së mbledhjes së Këshillit Politik, ku sot është parashikuar të arrihet marrëveshja përfundimtare për reformën zgjedhore. Duke qenë se në mbledhjen e fundit palët nuk arritën dakordësi për disa çështje, në lojë kanë hyrë diplomatë të huaj të disa prej ambasadave më të rëndësishme në vend.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV