Sot dita e Icardi. Klauzolë anti-Juve për zyrtarizimin te PSG

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot për Paris Saint Germain skadon e drejta për të blerë kartonin e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, diçka e cila pritet të formalizohet nga të gjitha palët siç është paralajmëruar. Zyrtarizimi i marrëveshjes me Interin do të ndodhë pas paraqitjeve impresionuese të bomberit kontrovers në ekipin parizien.

Shumica e punës është bërë më herët këtë javë. Te zikaltërit do të shkojnë 50 milionë Euro në arkat e klubit plus tetë të tjerë bonus.  Këtu ka edhe diçka tjetër: 15 milionë Euro më shumë fitim për Inter nëse PSG do ta shiste në Itali brenda 12 muajve, por me një klauzolë që nuk i lejon transferimin te Juventus.

Verën e kaluar të dy klubet kishin rënë dakord për një çek 70 milionë Euro por në fund u arrii një zbritje prej rreth dhjetë milionësh. Lajmi i vërtetë është futja efektive e të ashtuquajturës klauzolë anti-Juve, e cila u përfol shumë kohë më parë.

Bardhezinjtë gjithmonë e kanë vlerësuar Icardi dhe Interi dëshiron ta parandalojë kalimin te rivalët e përjetshëm.

Të fundit

Trump: Televizioneve ABC dhe NBC t’i hiqen licenvat, janë të njëanshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar televizionet ABC dhe NBC, duke i quajtur ato të njëanshme dhe një kërcënim...

Ikin shqiptarët, puna po bëhet nga indianë, turq e afrikanë

Gati 12 mijë të huaj janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi...

FSHF, hidhet shorti! Zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15. Shorti u...

Ngjarja e Volosit: Djali 13-vjeçar tërhiqte babain nga qafa, nëna vdiq në krahët e vajzës

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë. Sipas mediave greke,...

Trump: Duhet t’i japim fund këtij makthi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza. Sipas mediave të huaja,...

Lajme të tjera

Web TV