Çaji i bananes, zgjidhja kundër pagjumësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pagjumësia është e keqe dhe ushqehet nga depresioni, stresi dhe ankthi. Secili prej nesh ka kaluar shumë ose disa net pa gjumë. Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, pagjumësia mund të shkaktohet edhe nga disa medikamente, sidomos ato kundër dhimbjeve, ilaçet e zemrës dhe të tensionit të gjakut e të tjera. Këto ilaçe nxisin nevojën për të urinuar dhe ankthin. Kura bimore kundër pagjumësisë ka shumë, por jo të gjitha funksionojnë. Zbuloni një kurë ideale kundër pagjumësisë që funksionon vërtet.

Çaji i bananes kundër pagjumësisë

Kjo kurë organike bën mrekullira për gjumin. Banania, veçanërisht lëkura e saj, është e pasur me kalium dhe magnez. Ky i fundit shmang çrregullimet e gjumit dhe relakson muskujt. Magnezi është një nga mineralet më të mira për qetësinë e mendjes. Çaji përgatitet në vetëm 10 minuta dhe mund të pihet çdo mbrëmje përpara gjumit. Përbërësit e çajit të bananes:

1 banane; 1 çajnik; 1 majë luge me kanellë.

Përgatitja e çajit të bananes:

Prijeni bishtin dhe majën e bananes dhe vendoseni me gjithë lëkurë në ujë të valuar. Lëreni të ziejë për 10 minuta. Përdorni një kullesë dhe hidheni çajin në një filxhan. Nëse dëshironi, mund të shtoni kanellën dhe ta pini një orë përpara gjumit. Nëse shqetësoheni për shijen, nuk ka arsye, sepse ky çaj i ngrohtë është i shijshëm dhe ka efekt qetësues.

Varësia e rrezikshme ndaj ilaçeve të gjumit

Ilaçet e gjumit ofrojnë një ndihmë të shpejtë dhe kanë efekt hipnoze dhe qetësuese. Pavarësisht se me të marrë këto ilaçe, gjumi mund të duket i garantuar, duhet të dini se ilaçet shkaktojnë varësi, trullosje dhe dëmtojnë sistemin qendror nervor. E nëse nuk mjaftojnë këto, ilaçet e gjumit shkaktojnë: konstipacion; marramendje; vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën; dhimbje stomaku; dobësi; lëvizje të panatyrshme gjatë gjumit; ngadalësim të frymëmarrjes. Kjo është vdekjeprurëse dhe e rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga astma.

Lexo edhe :  6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Mungesa e gjumit dhe ndikimi në organizëm

Kur trupi nuk pushon sa duhet (më pak se tetë orë) atëherë vuajtjet e trupit dhe organizmit janë të mëdha. Këshillohet që për gjumin të pini qetësues sa më natyralë.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV