Flet babai i 15-vjeçares të përdhunuar: E ngacmonte që në klasë të 6-të, i jepte karamele

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edmond Thanasaj i ati i 15-vjeçares të përdhunuar në zonën e Babrrusë në Tiranë nga Abaz Doga ka treguar për klan se ka mësuar për ngjarjen 6 muaj më parë dhe më pas ka shkuar të flasë me bashkëshorten dhe djalin e Abaz Dogës, të cilëve u ka thënë se ai i ngacmonte vajzën, 15-vjeçe, por ata i janë përgjigjur se vajza është e vogël.

Më tej i ati i 15-vjeçares tregon se Abasi për të ulur atë iu tregonte videon ku kryente marrëdhënie me të miturën njerëzve.

Kur ka nisur abuzimi i vajzës tuaj?

Që në klasë të 6, ka qenë në fillore, më pas në vit të parë gjimnaz. I thoja nuses së tij, o zonje ruaje burrin se më ngacmon (vajzën). Jo po vajza është e vogël… I thoja dhe djalit të vet, babai i jot i fërshëllen bilbila, karamele… Jo më thoshte…

Kur ju ka treguar vajza?

Ma tha nusja. Erdhën videot… para nja 6 muajsh. E kisha 100 përqind që ka kryer marrëdhënie sepse janë të gjitha të dokumentuara… në telefon. I tha pastaj fshiji se do më vrasë babai. I thashë që kam marrë vesh që ke shkuar me atë plakun. Jo babi më tha. Kam marrë vesh i thashë, më ka thënë dynjaja, ky komshiu këtu…

Pra ju e keni marrë vesh nga fqinjët?

6 muaj. Është e vërtetë, e pyeta? Nuk më tregonte, kishte frikë. I thashë nuses zbërtheje gocën, sepse kështu-kështu kam dëgjuar. Ia kishte treguar videon një komshiu aty të kafja. Duke bërë gangsterin, sepse prapa për të më ulur mua si prind, ia çonte videot shoqërisë, gjithë babrronjësve. Si e si për të më ulur mua, apo për të treguar veten si gangster…nuk e di.

Të fundit

Gazetari gjerman: 6 mësime nga udhëtimi me makinë në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, DIE WELT Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose...

Kodi Rrugor duhet ashpërsuar dhe zbatuar…

Nga Eduard Zaloshnja Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve rrugore. Kushtet e rrugëve dhe...

Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës, akuzohet se ndërtoi disa shtëpi pushimi

Policia e Durrësit ka arrestuar një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që...

Nga Frankensteini te Putini, përbindëshat po enden në festivalin e filmit në Venecia

Drejtorit artistik thotë se përbindëshat janë “fil rouge” i këtij viti, ndërsa Guillermo del Toro prezanton vizionin e tij mbi klasikën e Shelleit Nadia Khomami Kur...

Zjarret, ironizon Rama: Avionët nuk janë magjistarë! Do kemi flotën tonë

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se edhe Shqipëria do të ketë flotën e saj me avionë zjarrfikës. Së shpejti pritet që vendi ynë të blejë...

Lajme të tjera

Web TV