Komentatori sportiv shumë i njohur nga të gjithë, Ismet Bellova feston sot 84 vjetorin dhe në këtë ditë të veçantë Bajram Vila ka bërë një urim për të.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vila ka uruar komentatorin në emër të Partizanit, duke thënë se a ka qenë një ndër mësuesit e shumë talenteve të klubit të kuq të kryeqytetit.
“Ismet Bellova, Tiranë, 1 qershor 1934
URIM – I urojme ditelindjen profesor ISMET BELLOVES
Ne emer te KS PARTIZANi dhe tifozerise se kuqe, i urojme mjeshterit ISMET BELLOVA jubileun e ditelindjes, 84 vjetorin. Pervec te qenit nje komentator radiofonik i klasit te larte, qe nga viti 1950, ose babai i radios sportive, bashke me Anton Mazrekun e madh, ai ka qene nje nder mesuesit, edukatoret dhe pergatitiesit e shume talenteve sportiste te Klubit Sportiv Partizani, ne shkollen Skenderbej, ne shume disiplina sportive, shkolle qe ishte fidanishtja e talenteve te klubit PARTIZANI ne shume sporte. Bellova po ashtu ka qene trajner ne sistemet zinxhire te ekipit te ATLETIKES se KS PARTIZANIT, ku la gjurme te pashlyeshme me punen e tij te madhe, duke fituar kupa e kampionate. Po ashu edhe kampion me te rinjte e pingpongut te PARTIZANIT. Edhe 100 profesor Ismeti, dhe pleqeri te mbare”-shprehet Vila.k.t/Fjala.al/