“Mirënjohje rilindësve të vërtetë”, Meta kujton 170-vjetorin e lindjes së Sami Frashërit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar 170-vjetorin e lindjes së poetit dhe rilindësit të madh shqiptar Sami Frashëri.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Meta deklaron se populli shqiptar iu është mirënjohës rilindësve të vërtetë për trashëgiminë e pasur kombëtare dhe kulturore që ata lanë.

Postimi i Ilir Metës në Facebook:

Sot, në 170-vjetorin e lindjes, nderojmë me respekt e mirënjohje të thellë figurën e ndritur dhe veprën e shquar të atdhetarit, iluministit dhe ideologut të madh të Rilindjes Kombëtare, Sami Frashëri, i cili në momentet më të errëta të kombit i dha më shumë dritë flakës së atdhedashurisë dhe frymëzoi popullin në luftën për pavarësi dhe krijimin e shtetit të lirë shqiptar.

Autor i manifestit politik dhe ideologjik, “Shqipëra ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, Sami Frashëri me largpamësi e afirmoi si rrallëkush dëshirën dhe përpjekjet e sotme të shqiptarëve për t’u integruar në Europë, duke thënë se kombi shqiptar ka të drejtë të jetojë në liri dhe të ketë vendin që i takon midis popujve dhe kombeve të qytetëruara europiane.

Sami Frashëri me të drejtë kujtohet edhe si konstitucionalisti i parë, duke ideuar projektin e një Kushtetute moderne, me pushtete të ndara në funksion të shtetit të së drejtës.

Mirënjohje rilindasve të vërtetë për trashëgiminë e pasur kombëtare, morale dhe politiko-shoqërore, që nuk duhet të mbetet vetëm në librat e historisë, por të mësohet, të ruhet dhe të kultivohet nga brezat e rinj.

Të fundit

PS me 19 deputetë në Tiranë! PD në “luftë” me Partinë Mundësia për 1 mandat

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1106 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia...

“Zoti ministër, pse fshihesh…” Tensione te KZAZ 32, Shehaj përplaset me Ervin Hoxhën

Debate me tone të forta te KZAZ 32 mes kreut të “Mundësia”, Agron Shehajt dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Gazetari Igli Çelmeta raporton...

Qarku i Dibrës/ PS përmbys rezultatin e 2021, merr 3 mandate. PD zbret në 2

Në qarkun e Dibrës, ka mbetur edhe vetëm një kuti për tu numëruar, nga 222 kuti votimi. Nga të dhënat e përditësuara, të publikuara në...

Damian Gjiknuri futet në Kuvend, mbetet jashtë nga socialistët Ina Majko!

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit i japin Partisë Socialiste një epërsi të dukshme në qarkun e Vlorës, me 8 mandate të fituara, ndërsa...

Edi Rama për “Corriere della Sera”: E prisja fitoren, njerëzit nuk janë budallenj!

Kryeministri dhe njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka dhënë së fundmi një intervistë për prestigjozen italiane “Corriere della Sera” . E teksa...

Lajme të tjera

Web TV