Mustafa Nano: Përse duhet të prishej  Teatri Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mustafa Nano është një prej atyre që është vetëdeklaruar pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, për Grupin Mediatik “FJALA” Nano sqaroi këtë vendim duke thënë se e vetmja vlerë  në atë godinë është se është themeluar shkolla e teatrit  por veprat e e luajtura aty kanë qenë socialiste.

 

-Ajo që na shokoi të gjithëve, në mes të pandemisë, në mes të karantinës, u shkatërrua Teatri. Edhe socialistë kam dëgjuar që thonë: “Ç’na e pati ky kryeministri këtë”

-Unë socialistët nuk i kam dëgjuar sepse Shqipëria është e ndarë në dy pjesë, dhe sa herë që ka çështje të tilla pjesët janë kompakte, në favor apo kundër çështjes.

-Ju jeni shprehur publikisht se keni qenë pro prishjes së Teatrit. Pse duhej të prishej?

– Duhet të kemi parasysh që ajo është në qendër të qytetit, një nga vendët më t ërëndëishme që mund të ekzistojnë në Shqipëri, me vlerë të madhe dhe në terma financiare si vend. Do duhej të ruhej vetëm për hir të historisë dhe biografisë që ka, po tani edhe këtu ekzagjërohet një çikë. Nuk është tradita e teatrit britanik apo italian. Është tradita e teatrit socialist. Mos ta ekzagjërojmë dhe shumë. Nëpërmjet të cilave u është shpëlarë truri njerëzve.

-Ju kujtohet drama e parë që keni parë në teatër?

-Nuk e di, kam qenë student, kam përshtypjen që ka qenë kjo komedia që pastaj u bë e famshme, Pallati 176. Unë kam shkuar shpesh në teatër dhe pothuaj nuk kam lënë asgjë pa parë dhe e njoh mirë atë ndërtesë. Jam ngjitur dhe në skenë kam dhënë shoë-n tim. Kam dëgjuar dhe njerëz që shprehin konsiderata për ndërtesën edhe në terma arkitekturorë. Mua nuk më është dukur ndonjë gjë me thënë të drejtën, ose ndoshta nuk kam kompetencën e duhur për të dhënë konsiderata të kësaj natyre por kur më është kërkuar një opinion e kam dhënë. Mbi bazën e opinionit tim modest, është një ndërtesë, një karikatinë. Nuk ka pasur ndonjë vlerë. E vetmja gjë që ka pasur ka qenë kjo, ka pasur një biografi të rëndësishme. Biografia e saj duhet kondensuar te fakti që aty është krijuar shkolla e teatrit./Fjala.al/k.b

Lexo edhe :  Balla në Greqi, thirrje bashkatdhetarëve të tërheqin fletët e votimit në zyrat postare

https://www.youtube.com/watch?v=RQqM1x1kHVo

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV