Njihuni me shenjat e heshtura të stresit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dr. Megan Arroll, psikologe dhe autore e shumë librave, thotë se stresi prek në shumë mënyra si trurin ashtu edhe trupin tonë. Ai lë shenja të dukshme, si fizike ashtu edhe mendore.

Ndër shkaktare kryesore e stresit është ngarkesa e madhe fizike dhe psikologjike që ne mund të kemi në një periudhë të caktuar.

  1. Keni probleme me rrahjet e zemrës.
  2. Keni vështirësi në përqendrim dhe si pasojë shpesh mund t’ju qëllojë të humbisni fillin e bisedës.
  3. Nuk mund të qëndroni dot pa lëvizur, kjo është edhe një shenjë se stresi po bëhet paksa problematik dhe duhet të merrni masa për ta trajtuar atë.
  4. Keni probleme me stomakun, duke qenë se stomaku dhe truri komunikojnë me njëri tjetrin, nëse truri është i ngarkuar, pra i prekur nga stresi, atëherë kjo gjendje do t’i transmetohet edhe stomakut dhe si pasojë mund t’ju shfaqen probleme të tilla si diarre, kapsllëk etj.
  5. Keni probleme me gjumin, mungesa e gjumit lidhet me prezencën e stresit të akumuluar prej një kohe të gjatë.
  6. Ju ikën zëri, të folurit vështirësohet kur vuani nga stresi, kjo pasi krijohen edhe probleme me frymëmarrjen.
  7. Acaroheni lehtë, stresi ju nxit të irritoheni lehtë dhe të keni debate të shpeshta me personat që ju rrethojnë.
  8. Ndjeheni sikur të gjithë përveç jush po bëjnë diçka pozitive në jetë, po ecin përpara dhe veç ju jeni duke qëndruar në vend numëro.
  9. Prekeni shpesh nga gripi dhe nuk shëroheni lehtë. Kjo pasi stresi prek dhe dobëson sistemin imunitar.

Por çfarë ndodh saktësisht me trupin tuaj kur jeni nën stres?

Gjatë kohës që jeni në stres, gjaku e shmang trurin, zemrën, mushkëritë dhe muskujt, duke bërë që trupi të kërkojë një mënyrë për të dalë nga kjo gjendje. Rrahjet e zemrës shtohen me qëllim që këto zona të furnizohen me sasinë e nevojshme të gjakut.

Lexo edhe :  The Economist: Bota po e fiton luftën kundër kancerit!

Frymëmarrja bëhet më e shpeshtë sepse duhet që muskujt të furnizohen sa më shpejtë me oksigjen, madje në periudha të tilla trupi ka prirjen të djersijë më shumë me qëllim që të shmangë rritjen e temperaturës.

Niveli i sheqerit rritet ndjeshëm pasi duhet që të furnizojë trurin dhe muskujt. Një tjetër pasojë e stresit është edhe ngushtimi i enëve të gjakut.

Gjëja më e mirë që mund të bëni në situata të tilla është të qetësoheni, të mendoni pozitivisht dhe të bëni gjëra ndryshe.

Të fundit

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Lajme të tjera

Web TV