Pedro, “kanibali” i finaleve: Ai do të kurojë “sëmundjen” europiane të Juves

"Sugjestioni" i fundit i merkatos së Juventus, një "joshje" e torinezëve që mund të vijë me parametër zero në Serinë A.

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush është Pedro Rodriguez Ledesma, krenaria nga ishujt Kanarie që arriti të fitojë botërorin, një anësor teknik që cilësohet si “Kanibal” i finaleve, aty ku shënon dhe ngre trofetë. Spanjolli i lindur në Santa Cruz de Tenerife, që është në skadencë të kontratës me Chelsea, është “sugjestioni” i fundit i merkatos së Juventus, një “joshje” e torinezëve që mund të vijë me parametër zero në Serinë A.

Me gola epikë nga finalet e Champions League në Kupën e Botës së Klubeve, ai shënon dhe vendos ndeshje vendimtare, pikërisht aty ku “Zonja e Vjetër”, dridhet shpesh.  Vitin e kaluar, pothuajse këto ditë, ai shënoi një gol historik kundër Arsenalit. Ishte 29 Prill, finalja e Europa League e fituar nga Chelsea. Pastaj Pedro shtoi një “tullë” në murin e tij të trofeve duke u bërë lojtari i pestë që shënoi si në një Kupë Europiane, ka përfshin Ligën e Kampionëve, UEFA dhe Europa League.

Para spanjollit, ia kishin dalë vetëm Allan Simonsen, Hernan Crespo, Dmitri Alenichev dhe Steven Gerrard. Tani Pedro është 32 vjeç, gati 33, dhe një kontratë në skadencë me Chelsea e shtyn të mendojë zgjidhje alternative. E ardhmja e tij është një enigmë dhe Juve dinake pret të lëvizë në rastin më të parë. fjala.al

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV