Po humbet 55 milionë dollarë në ditë, si Libia po privohet nga pasuria e naftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

*Ky shkrim është publikuar fillimisht në Anadolu Agency, agjencia shtetërore turke. Turqia mbështet Qeverinë e Tripolit dhe kundërshton forcat ushtarake të Khalifa Haftar.

Ekonomia e Libisë ka pësuar një dëm prej miliarda dollarësh pasi grupet e lidhura me liderin e forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit, Khalifa Haftar, kanë ndalur prodhimin e naftës me qëllim për të ushtruar presion ndaj qeverisë legjitime.

Sipas të dhënave të Korporatës Kombëtare libiane të Naftës, e cila është përgjegjëse për nxjerrjen, përpunimin dhe eksportin e naftës, prodhimi dhe eksporti i hidrokarbureve është dëmtuar rëndë nga lufta civile në Libi, vendin me rezervat më të mëdha të provuara të naftës në kontinentin afrikan.

Ekonomia e vendit pësoi një humbje prej 5 miliardë dollarësh pasi në janar të vitit 2020, prodhimi i naftës dhe portet e eksportit u mbyllën nga grupet e armatosura pro-Haftarit dhe kapaciteti i prodhimit u ul.

Një humbje shtesë prej 100 miliardë dollarësh ishte shkaktuar kur Ibrahim Jadran, drejtuesi i grupit të armatosur të quajtur “Garda për Mbrojtjen e Naftës”, i cili kontrollonte rajonet ku ndodhet fusha e naftës në lindje të vendit, ndërpreu prodhimin në periudhën mes viteve 2016-2019.

Ndërsa institucionet ndërkombëtare të energjisë deklarojnë se pjesa më e madhe e Libisë ende nuk është zbuluar për sa i përket naftës, aktivitetet e gjera për eksplorimin e naftës nuk mund të kryhen për shkak të konfliktit në vend.

“Gjysmëhëna e Naftës” plotëson 60 për qind të eksporteve

Impjantet më të mëdha të naftës dhe gazit natyror të vendit, në Sidre, Ras Lanuf, Briga dhe Zuveytine, gjenden në rajonin e quajtur “Gjysmëhëna e Naftës” në pjesën lindore të Libisë në vijën bregdetare të Mesdheut, që shtrihet 350 kilometra nga Sidra deri në Bengazi.

Prodhimi në këtë rajon përmbush 60 për qind të të gjitha eksporteve të naftës në vend.

Sipas kësaj, Sidra, një nga rafineritë në rajon, ka një kapacitet prodhimi ditor prej 350 mijë fuçi në ditë, Ras Lanuf 220 mijë, Zuveytine 100 mijë dhe Briga 8 mijë fuçi.

Libia e privuar nga të ardhurat nga nafta

Që nga zbulimi i “arit të zi” në gjysmën e dytë të shekullit 19 në vend, të ardhurat nga nafta kanë qenë arteria kryesore e ekonomisë libiane.

Burimet e hidrokarbureve të Libisë përbënin rreth 70 për qind të të ardhurave kombëtare, 93 për qind të të ardhurave të qeverisë dhe më shumë se 90 për qind të eksporteve, kur prodhoheshin me kapacitet të plotë para revolucionit.

Transferimi i Korporatës Kombëtare të Naftës nga Bengazi në kryeqytetin Tripoli në perëndim nga ish-udhëheqësi i vendit Muammer Gaddafi më 1970, zvogëloi ndikimin e rajoneve lindore, ku gjendet afro 80 për qind e naftës së vendit.

Lexo edhe :  Aeroplani rrëzohet në një zonë të banuar, përfshihen nga flakët banesa dhe makina (VIDEO)

Rrëzimi i regjimit të Gaddafit në fillim të vitit 2011 u shndërrua në një mundësi që formacionet politike dhe fiset lindore të kenë më shumë ndikim në sektorin e naftës. Nga fakti që Bengazi ishte selia e isntitucionit të naftës para vitit 1970 dhe qyteti ku filloi kryengritja e parë kundër regjimit të Gaddafit, si dhe gjeografikisht më i afërt me fushat e naftës, qyteti shfaqi një qëndrim më ambicioz për sa u përket të ardhurave nga nafta.

Gjersa në vitin 2010 në Libi prodhoheshin 1,6 milion fuçi naftë çdo ditë, kjo normë ra në mënyrë të konsiderueshme për shkak të paqëndrueshmërisë në periudhën e quajtur “Pranvera Arabe”, për shkak të përpjekjes së strukturave të ndryshme për t’i marrë nën kontroll të ardhurat nga nafta dhe sulmeve të milicive të Haftarit në lindje.

Prodhimi i naftës gjithashtu ka rënë kohët e fundit, pasi Haftar ka mbyllur impjantet e naftës në pjesët qendrore dhe lindore të vendit në janar për të reduktuar burimet për qeverinë libiane.

Grupi i armatosur Garda për Mbrojtjen e Naftës, i lidhur me Haftarin, mbylli impjantet e naftës në Sidra, Ras Lanuf, Briga, Zuveytine dhe Hariga më 18 janar, vetëm një ditë para se të mbahej Konferenca Ndërkombëtare e Berlinit për krizën libiane.

Aktiviteti i puseve të naftës Sharara dhe Al-Fil në jug të vendit u ndalua nga grupet e armatosura dhe fiset pro-Haftarit në shkurt të vitit 2019, pasi të ardhurat rridhnin drejt qeverisë në Tripoli.

Sulmet e Haftarit kanë një ndikim të madh në të ardhurat e naftës

Sulmi ndaj prodhimit të naftës nga Haftari si pjesë e luftës së tij që nga viti 2014, ka shkaktuar dëme prej miliarda dollarësh për Libinë deri më tani.

Sipas të dhënave të Korporatës Kombëtare të Naftës, shkurtimet e prodhimit në rajonin e Gjysmëhënës së Naftës rezultojnë me një humbje prej 800 mijë fuçish dhe rreth 55 milionë dollarë në ditë.

Institucioni i naftës ka njoftuar se ekonomia e vendit ka pësuar më shumë se 5 miliardë dollarë humbje nga shkurtimet në rajonin e Gjysmëhënës së Naftës nga 18 janari i këtij viti dhe më shumë se 100 miliardë dollarë për shkak të ndalimit të prodhimit më 2016-2019 nga Garda për Mbrojtjen e Naftës.

Gjatë kësaj periudhe, ndërsa Banka Qendrore ka ulur rezervat e saj në nivelin më të ulët në histori për pagimin e pagave të punonjësve publikë dhe eleminimin e nevojave themelore si ushqimi, shëndetësia dhe arsimi, libianët përballen me pasoja të rënda ekonomike, siç janë rritja e inflacionit, zhvlerësimi i monedhës vendase dhe rritja e borxhit publik.

Të fundit

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Arsyeja përse Sali Berisha është kaq i qetë pas 11 Majit

Mero Baze Sali Berisha është shumë i relaksuar. Nëse i hidhni një sy intervistës së tij tek “Opinion” i Fevziut, dukej sikur kishte arritur ëndrrën...

Lajme të tjera

Web TV