Shokon i ati i 15-vjeçares së përdhunuar: S’kam më fytyrë të dalë, do iki të mbytem në lumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ati i vajzës së përdhunuar në Babrru nga 65-vjeçari Abaz Doga në një intervistë për mediat i pyetur se çfarë do të bënin pas ngjarjes, ka treguar se pasi ngjarja u bë publike dhe nuk ka më fytyrë të dalë, madje ka bërë një deklaratë shokuese duke u shprehur se do të shkojë në lumë.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Çfarë do të bëni pas ngjarjes?

I ati : Do të largohem nga lagjja

Gazetarja: Ku do të shkoni?

I ati: Në lum, ku të shkoj, s’kam më fytyrë të dalë.

Ngjarja:

Personi që shihni në fotot e siguruara nga Fjala.al është Abaz Doku, 65-vjeçari i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Policia e Tiranës ka pasur prej kohësh informacione se Abaz Doku abuzonte me të mitur, madje është shoqëruar disa herë në komisariat, por kanë munguar provat. Ndërsa vetëm ditët e fundit është arritur të sigurohen prova rreth ngjarjes dhe të arrestohej.

I pari që ka abuzuar seksualisht ka qenë i moshuari, i cili e përndiqte për një kohë të gjatë duke i thënë se do t’i shkruante ne muret e shkollës emrin e saj dhe fjalë ofenduese për të, në rast se ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me të moshuarin. Ai e ka filmuar dhe më pas ka vijuar shantazhi dhe më pas abuzimi seksual nga tre nxënës të tjerë të shkollës ku studionte vajza.

Të 4 abuzuesit përfunduan në pranga, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.//r.g/fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV