Tirana pa drita, në këto zona do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Nesër dhe pasnesër, datat 2-3 qershor, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit në intervalin kohor 09:00-15:00.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike, e cila njofton se kjo do të ndodhë për shkak të remontit të planifikuar në NST Ndroq dhe në fiderin A3 të kabinës së Medresesë.

Në datën 2 qershor do të ndërpritet energjia elektrike në Ndroq, Pinet dhe Zhurje, ndërsa më 3 qershor do të ndërpritet energjia elektrike pjesërisht te “Rruga e Dibrës” tek Medreseja./E.B./Fjala.al