Vjen edhe apologjia e Erosit. Grezda tenton të evitojë dënimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përpjekje për të evituar një dënim që mund të arrijë deri në dy vjet pezullim nga futbolli, Eros Grezda u përpoq të ulë gjakrat pas përplasjes fizike me një lojtar serb. Tani lojtari nga Gjakova që luan me kombëtaren shqiptare i ka kërkuar falje futbollistit Antonio Colak.

Grezda i ka kërkuar ndjesë publike lojtarit të Rijekës, duke i thënë se ishte nervoz dhe ajo çfarë u pa në parking pas ndeshjes së Kupës së Kroacisë mes Osijek dhe Rijeka, nuk duhet të ndodhte. (fjala.al)

“Jam më i ftohtë tani dhe nuk duhet t’a kisha bërë atë veprim. Ne duhet ta kishim zgjidhur problemin duke folur si njerëz, por unë isha nervoz në të të gjithë ndeshjen, kështu që  dua të them më fal. Më pas ti vendos se cila është gjëja më e mirë”, i ka shkuar Grezda në Instagram – lojtarit serb Çolak.

Ky i fundit që e aprovoi menjëherë, rishpërndau mesazhin e Eros Grezdës, por duke shtuar diça nga vetja. (fjala.al). “Nuk kishte asnjë fjalë fyese në baza nacionale ose personale ndaj Grezdës. Diçka krejtësisht e ndryshme u botua në gazetë, supozoj me nxitjen e dikujt që i interesojnë konflikte të tilla” tha serbi.

 

Të fundit

Berishës si del “inati” me Yuri Kim: Diplomate e korruptuar, FBI të nisë hetim ndaj saj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duket se ende mban inat ndaj ish-ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim. Në...

Shkodër/ Iu gjen kanabis në makinë, arrestohet shtetasi turk, procedohet një tjetër

Shkodër- Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, kanë vijuar kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve...

Ishulli 30 kilometra larg Sao Paulos, ku nuk mund të mbijetojë qenia njerëzore

Ndodhet rreth 30 kilometra nga Sao Paulo, në Brazil, dhe ka një sipërfaqe prej rreth 430 000 metra katrorë. Quhet Queimada Grande dhe nuk...

Çfarë është Egli për ty? Gjesti ‘shokon’ me përgjigjen e tij

Në spektaklin e sotëm, ka ndodhur përballja mes Eglit dhe Gjestit, e kërkuar prej disa kohësh nga ky i fundit. Gjesti pa reagimet e...

Begaj,mirëpriti ambasadorët austriakë:Mirënjohje për mbështetjen që ka dhënë vendi i tyre

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mirëpriti sot ambasadorët austriakë që shërbejnë si të tillë në shtetet e Ballkanit së bashku me përfaqësues të trupës...

Lajme të tjera

Web TV