“Zgjedhorja”/Opozita pas takimit me ambasadorët: Të mblidhet nesër Këshilli Politik

Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare kanë bërë kërkesë që të mblidhet ditën e nesërme në orën 17:00 Këshilli Politik i reformës zgjedhore.

Kjo kërkesë vjen menjëherë pas takimit të kreut të PD-së Lulzim Basha me ambasadorën e SHBA-së Yuri Kim, atë të BE-së Luigi Soreca dhe me ambasadorin britanik Duncan Norman.

“Përshëndetje! Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për cështjet  e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në orën 17.00.

Përfaqesuesit e Opozitës së Bashkuar
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili” thuhet në njoftimin e opozitës jashtë parlamentare.

Identifikimi biometrik, votimi elektronik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin disa nga pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranuar nga të gjithë./E.B./Fjala.al