Izolohet në Fier lojtari me Covid-19 i Bylisit, ja çfarë pritet të ndodhë me Superligën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti i Bylisit që ka rezultuar pozitiv me koronavirus ndodhet tashmë i izoluar në Fier, ndërsa i gjithë ekipi do t’i nënshtrohet ditën e sotme testeve.

Ndonëse emri i lojtarit nuk është bërë publik, dyshohet se i prekur nga Covid-19 mund të jetë Eridon Qardaku, që është i vetmi futbollist nga Shkodra, vendi ku u tha se është infektuar.

Ndërsa pritet që pas 12 orësh të dalin rezultatet e testeve të ekipit të Bylisit, tashmë të gjithë ngrenë pyetjen se çfarë do të bëhet me rikthimin e Superligës, që ishte planifikuar për ditën e nesërme, 3 qershor 2020.

Bazuar në faqen 11 të protokollit sanitar që Federata Shqiptare e Futbollit ka dorëzuar te Ministria e Shëndetësisë për marrjen e dritës jeshile për rikthimin në fushë, lojtari i prekur do të detyrohet të karantinohet për 14 larg çdo personi të mundshëm, madje edhe familjarëve të tij.

Ndërsa nëse ekipi do të ketë në dispozicion mjaftueshëm futbollistë për t’u rikthyer në fushë, atëherë kampionati do të vazhdojë.

Megjithatë përgjigja përfundimtare pritet që të jepet ditën e nesërme, pas daljes së rezultateve të gjithë skuadrës./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv...

Milani dorëzohet, Tare shet yllin e ekipit për 65 mln euro para Botërorit të klubeve

Tijjani Reijnders e ka të ardhmen në Premier League. Manchester City e kërkon me ngulm mesfushorin e Milanit dhe ka nisur me shpejtësi negociatat...

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të dobishëm sa i përket udhëtimeve,...

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Lajme të tjera

Web TV