Lleshaj: Kanabis nuk është çrrënjosur, këto janë zonat e kuqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta me kanabisin vazhdon të mbetet e hapur. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj teksa pranoi se kanabisi nuk është çrrënjosur plotësisht, kërkoj intensifikim nga strukturat e policisë dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Gjatë takimit me prefektët, drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit për të analizuar masat dhe rezultatet në luftën antikanabis, Lleshaj renditi edhe qarqet me risk në kultivimin e bimëve narkotike.

“Kanabisi në vend nuk është çrrënjosur plotësisht. Nuk janë dorëzuar të gjithë ata që duhet të dorëzohen përballë kësaj lufte të policisë dhe organeve të tjera shtetërore. Përpjekja duhet të vazhdojë me intensitet të lartë. Viti 2020 ka veçorinë e vet që lidhet me angazhimin e madh të policisë dhe strukturave të tjera të shtetit në përballjen e pandemisë por tani dhe në vijim shtrihet nevoja që përpjekja të intensifikohet në maksimum dhe edhe risku rritet me lehtësimin e lëvizjes”, shprehet Lleshaj.

Më tej ai thekson se lufta kundër kanabisit nuk është përpjekje ekskluzive e policisë por e të gjithë institucioneve.“Theksoj me rëndësi të madhe përgjegjësitë që ka pushteti vendor për të kontrolluar territorin. Puna e policisë duhet të fokusohet ndaj atyre që nuk ushtrojnë përgjegjësitë ligjore.

Kush ka përgjegjësi për territorin dihet, është ose në duar publike ose private. Çdo rast kultivimi në sipërfaqe private është përgjegjësi e pronarëve të asaj sipërfaqe toke. Çdo bimë e kultivuar në sipërfaqe publike është përgjegjësi e administratorëve të atij territori. Nëse nuk e bëjnë atë detyrë të mbajnë përgjegjësi”.

Sipas tij, Policia duhet të angazhohet për monitorimin ajror dhe tokësor. “Duhet të përdoret flota jonë e helikopterëve që kemi në dispozicon për të mbuluar të gjitha zonat që janë në risk. Sipas informacioneve që disponoj zona me risk janë ende disa qarqe të vendit si Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora ku kërkohet vëmendje maksimale pa lënë në harresë dhe qarqet e tjera si Lezha, Berati, Elbasani.

Lexo edhe :  Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Tentativa për kultivim ka në shumë qarqe të vendit. Përgjegjësia e secilit prej jush është lufta në tre fronte: Vënia para përgjegjësisë e administratorit, zhvillimi i operacioneve policore, monitorim dhe goditje ku risku është i lartë dhe ka informacione, së treti ballafaqimi me të keqen brenda vetes. Kultivimi i kanabisit apo veprimtari të tjera kriminale lidhen me punën të pamjaftueshme dhe kriminale të elementëve brenda policisë që duhen identifikuar dhe të vihen para përgjegjësisë”, tha Lleshaj./b.b/fjala.al

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV