“Nuk marr dot frymë”/Fjalët e fundit të Floyd-it ‘pushtojnë’ qiellin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjalët e fundit të George Floyd-it, burrit afro-amerikan që humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis-it, janë kthyer në slogane të fuqishme për protestuesit në SHBA.

Në një kohë që demostratat kundër dhunës së përdorur nga polica janë përhapur në të gjithë vendin dhe jashtë tij, artisti nga Dallas-i Jammie Holmes gjeti një mënyrë për t’i përjetësuar fjalët e fundit dhe thirrjet e Floyd-it për ndihmë.

Ai i “ngjiti” fjalët e tij në qiejt e pesë qyteteve të mëdha.

Gjatë fundjavës, banera në të cilët shkruhej ” Ju lutem, nuk marr dot frymë” dhe “Ata do të më vrasin” u panë në qiell të mbajtur nga aeroplanë në Detroit dhe New York.

Banerat e tjerë që fluturuan mbi Los Angeles, Miami dhe Dallas lexonin: “Më dhemb stomaku”, “Më dhemb qafa” dhe ” Më dhemb çdo gjë”.

Këto ishin fjalët e fundit e thëna në agoni nga George Floyd ndërsa të paktën tre oficerë policie e mbanin të shtrirë për toke. Gati 9 minuta pasi ndodhej me qafën e oficerit të policisë në grykë, Floyd humbi ndjenjat dhe më pas u shpall i vdekur./b.b/fjala.al/

Të fundit

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Lajme të tjera

Web TV