Përdhunimi i minorenes/Hysi: Kemi dështuar! Bëjmë diçka ose lëmë mandatet (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Aleanca e grave deputete” ka bërë një mbledhje online për dhunën në familje dhe abuzimin e grave dhe vajzave, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit në vendin tonë, abuzimin seksual të një 15-vjeçareje në Babrru.

Gjatë fjalës së saj, deputetja socialiste, Vasilika Hysi pranoi se me këtë ngjarjen, institucionet kanë dëshmuar se dështuan për mbrojtjen e fëmijëve dhe i kërkoi ligjvënësve për të bërë një nismë konkrete, ose përndryshe, sipas saj të lenë mandatet.

Ne kemi dështuar në mbrojtjen e fëmijëve, ju mund të thoni se jemi shumë mirë por mua më vjen turp, jemi të dështuar. Po të bëjmë sot një fushatë në të gjithë shkollat dhe të kërkojmë nga fëmijët se kush i ka ngacmuar besoj se shifrat do të jenë shumë të larta dhe ne të tëra nuk do të kemi fytyrë jo vetëm të bëjmë kështu mbledhje por të dalim në rrugë. Si mundet policia komunitare në Babrru që shikon parullat dhe nuk njofton nuk reagon. Në kuadër të kësaj ne si deputete duhet të bëjmë një nismë konkrete, përndryshe le të lëmë mandatet dhe të vijojmë karriere tona ku ne mund të bëjmë më shumë”, deklaron Hysi.

Për deputeten Mimi Kodheli, përgjegjësi për ngjarjen e rëndë ka edhe sistemi arsimor, ku nuk i kurseu rezervat për mësuesit.

Dikur ne mësuesit i konsideronim si prindërit tanë të dytë, të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija. Por sot zysha tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lysh edhe flokët, sytë buzët, vetulla me funde e minifunde. Zysha tona kanë qenë të pamartuara dikur por sot smerret vesh se kush është bërë zyshë. Do ta marrim këtë situatë në dorë apo do flasim”, ka thënë Kodheli./E.B./Fjala.al

Lexo edhe :  Eminem padit Meta-n, kërkon mbi 95 milionë euro dëmshpërblim!

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/186043416032112/

Të fundit

Stërvitja ‘Defender 2025’ zbarkon në Bizë, FA demonstron forcën me FSK-në

Stërvitja shumëkombëshe e udhëhequr nga SHBA, “Defender Europe 2025”, 2 ditë nga fundi në fazën e saj “Immediate Response”,...

“Më shumë se një ndeshje futbolli”/ Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull special ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë. Nga ndeshja e Beogradit,  deri tek pajisjet anti-dron në...

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve Bannon, qe shprehur për Corriere della Sera se “Elon...

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës, Neritan Buzi

Shefi i komisariatit të Himarës, Neritan Buzi ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihen ende arsyet se pse Buzi dha dorëheqjen nga drejtimi i komisariatit të Himarës. Neritan...

Turisti gjerman rrëzohet në alpet e Valbonës, Policia i vjen në ndihmë

Rreth orës 13:15, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në vendin quajtur “Maja e Rosit”, Valbonë, një shtetas gjerman...

Lajme të tjera

Web TV