“S’e di ku jam infektuar”, flet lojtari i Bylisit që doli pozitiv me COVID-19: S’po më bëjnë testin e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eridon Qardaku është konfirmuar tashmë si lojtari i parë në futbollin shqiptar që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Shkodrani i vetëm i skuadrës së Bylisit ka dhënë një prononcim të shkurtër për Top-Channel ku ka folur për gjendjen e tij.

Qardaku ka thënë se nuk ka pasur simptoma, ndërsa ndihet mirë, madje ka shtuar se është i gatshëm të zbresë në fushë për të zhvilluar një seancë stërvitore.

“Ndihem shumë mirë, përveçse kam dalë pozitiv. Jam shumë mirë dhe jam në gjendje normale. Jam munduar të stërvitem. Tani po mendoja të zhvilloja një tjetër stërvitje, nuk kam shqetësime. Simptoma kam pasur vetëm temperaturë të lehtë, por t’ia lejmë kohës.

Doja të bëja edhe një test pasi nuk jam i sigurt. Dhe ka pasur raste që testi i dytë ka dalë negativ. Nuk po ma bëjnë të mundur për një test të dytë”.-ka thënë lojtari.

– E di se ku mund të jesh infektuar?

Jo, kam udhëtuar drejt Shkodrës për shkak të një dëmtimi. Tani jam kthyer në Ballsh. Dhe, kam ndjerë pak temperaturë dhe ethe. Ja lashë faktit se kisha ftohtë natën. Për siguri, presidenti u tregua i gatshëm për testin. Bëra tamponin dhe nuk kam pasur kontakte me çunat pasi e kapëm në kohë. Doja edhe një test tjetër, pasi unë vetë kam qenë i rregullt. Nuk kam pasur kontakt, sërish edhe tani jam treguar shumë i kujdesshëm. Nuk e di ku mund ta kem marrë./Fjala.al/

Të fundit

Irlanda dënon gjenocidin në Gaza ndërsa përfiton nga obligacionet e luftës së Izraelit

Qeveria ime i bën vetëm shërbim me fjalë Palestinës, por mbetet bashkëfajtore. Si shumë qytetarë irlandezë, unë refuzoj të...

1969 – Vdes Ho Shi Min, udhëheqësi historik i Vietnamit

Më 2 shtator 1969, në Hanoi, ndërroi jetë Ho Shi Min, udhëheqësi historik i Vietnamit, i cili u bë simbol i qëndresës kundër kolonializmit...

2 shtator 1998 – Katastrofa e Swissair Flight 111, vdesin 229 pasagjerë

Më 2 shtator 1998, ndodhi një nga tragjeditë më të mëdha ajrore të linjës zvicerane Swissair: avioni Flight 111, një McDonnell Douglas MD-11, i...

Kliket e adoleshentëve: Stefën Shore shndërroi në magji përditshmërinë e Nju Jorkut

Para se të gjente famën në moshën 17 vjeçare duke fotografuar “Factory”-n e Andy Warhol-it, Shore endet në qytet me aparatin e tij. Ai...

Dënimi i Jean-Paul Akayesu dhe kujtesa e gjenocidit në Ruandë

Më 2 shtator 1998, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën (ICTR), e ngritur nga Kombet e Bashkuara në Arusha të Tanzanisë, shpalli fajtor dhe dënoi...

Lajme të tjera

Web TV