Teatri/Robert Budina nga Berati: Po organizojmë një protestë të madhe në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Të ndërtohet Teatrit i ri siç ka qenë dhe në vendin që ishte”, kjo është kërkesa e palëkundur e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Sot ishte Berati qyteti i përzgjedhur nga Aleanca për të mbledhur firmat.

Regjisori i njohur Robert Budina, deklaroi sot në Berat se aktorët dhe mbështetësit e “Alencës” nuk e kanë ulur kokën dhe nuk janë dorëzuar, pasi kultura do të zgjojë shpresën.

Ndër të tjera Robert Budina deklaroi se “Aleanca për Mbrojtjen e Teatri” po organizon një protestë të madhe në Tiranë. Përveç pjesëtarëve të Aleancës, morën pjesë edhe mbështetës nga opozita në Berat.

Shembja e Teatrit është një sulm i paskrupullt që ndonjëherë ndonjë qeveri jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë e përtej ka guxuar t’i bëjë kulturës Shqiptare, e sidomos tempullit të  vetëm të gjuhës shqipe i vjetër po aq sa Tirana.

E bëri ky kryeministër që e nisi luftën 20 vite para për të shembur artin kulturën dhe një godinë e kujtoi se e shembi duke shembur muret, por teatri është në zemrat tona e tuaja. Lufta jo vetëm që s’ka mbaruar por as nuk ka filluar dhe do ta ndërtojmë teatrin atje ku ishte ashtu siç ishte.

Me anë të këtij peticioni duhet të tregojmë se shqiptarët nuk dinë të ngopin vetëm barkun me bukë por dinë të bëjnë edhe kulturë atë që ai e ka tmerr, kulturën.

Si mund të lindi shpresa kur nuk ka kulturë. Atje u mblodhën gjitha problemet e qytetarëve shqiptarë. Me rënien e teatrit ata i kanë hapur rrugë vetes që të vijnë t’jua marrin shtëpinë kur të duan.

Erdhën me forcat RENEA dhe na vunë automatikun në kokë e filluan ta shembin kur ne ishim brenda. Nuk shitet demokracia me një rrogë. Kemi bërë 80 shfaqje falas, kemi prodhuar pafund dokumenta për t’ja gërricur maskën këtij pushteti .

Kemi sensibilizuar gjithë Europën, jemi direkt në kontakt me Parlamentin Europian. Po organizojmë një protestë të madhe në Tiranë që t’i tregojmë gjithë pushteteve që shqiptarët dinë ta bëjnë vetë veten e tyre pa mundur dikush që t’i vërë paterica“, tha Budina.

Lexo edhe :  Psikologu paralajmëron prindërit/ Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

 

l.m/fjala.al

Të fundit

Java nis me temperatura të larta! 3 qytetet më të nxehtë në Shqipëri

Ditën e hënë (7 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i...

Një shfaqje e Marina Abramović më ndihmoi të ndaloj së urryeri babanë tim abuzues

Zgjimi im kulturor:  nga Deborah Linton Në një ditë tetori më të ngrohtë se zakonisht, në vitin 2023, arrita herët – përpara radhëve – në Southbank...

6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është “plaga” e turizmit shqiptar

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë që të vijë. Me paga...

Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Dalin para gjykatës 14 doganierët e arrestuar në Qafë Botë! I kërkuan 150€ shqiptarit

Para hetuesit në Igumenicë u paraqitën që në mëngjesin e së dielës 14 doganierët e arrestuar në pikën kufitare të Mavromatis për marrje ryshfeti....

Lajme të tjera

Web TV