Vdes 22-vjeçarja shqiptaro-greke, gabimi mjekësor që i mori jetën

Aleksandara Bistolaki e lindur në Corinth, të Greqisë, ka ndërruar jetë pasi kreu një ndërhyrje për heqjen e një kisti që i shkaktonte çrregullim hormonal.

Menjëherë pas ndërhyrjes në klinikën private, 22-vjeçarja ka thënë se nuk ndihej mirë dhe menjëherë e ëma Anila Mertika, emigrante nga Saranda, së bashku me të atin e kanë transferuar vajzën në spitalin e Athinës, ku e reja ra në koma, por më pas ndërroi jetë.

Ndërkohë që pritet raporti i mjekut ligjor, dëshmitë e para hedhin dyshime se shkak ka qenë një mbidozë e anestezisë.

Ngjarja ka shkaktuar një bum mediatik në vendin fqinj, ku të gjithë flasin për një vajzë student e mrekullueshme, e cila ndërroi jetë në 1 qershor./r.g/fjala.al