10 statistika të rëndësishme që tregojnë pabarazinë raciale në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e George Floyd nga katër oficer policie në SHBA, teksa viktima nuk po bënte asnjë rezistencë, ka shkaktuar trazira të shumta. Në të gjitha shtetet e SHBA-së po organizohen prej ditësh protesta, ndërkohë që aktivistët flasin për nevojën e një levizjeje të re për respektimin e të drejtave të zezakëve.

“Jetë e zezakëve vlen” është një prej sloganeve kryesore që po përdoret masivisht në protesta. Afro-amerikanët po deklarojnë në masë se janë të paragjykuar brenda shoqërisë amerikane, ndaj është e nevojshme një lëvizje e re për të vendosur barazinë raciale.

Por sa diskriminohen zezakët në SHBA? Faqja e World Economic Forum ka publikuar 10 statistika që tregojnë pabarazinë e thellë në Amerikë midis të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë.

1-Është e mundur 5 herë më shumë që të rriturit zezakë në SHBA të jenë në burgje sesa të bardhët. Në vitin 2018, amerikanët zezakë përbënin 33% të të dënuarve, edhe pse përfaqësojnë vetëm 13% të popullisë së rritur në SHBA.

2-Ndërkohë që 72% e familjeve të bardha amerikane zotërojnë një banesë, vetëm 41% e familjeve të zezakëve kanë banesë të tyre.

3-Të ardhurat mesatare të një familje të bardhë (jo hispanike) arrijnë në 171 mijë dollarë, ndërsa të ardhurat mesatare në familjet e zezakëve nuk janë më shumë se 17 mijë dollarë.

4-Zezakët paguhen mesatarisht 694 dollarë në javë, ndërsa të bardhët paguhen mesatarisht 916 dollarë në javë.

5-Gratë zezake paguhen 21% më pak se gratë e bardha.

6-Gratë zezake rrezikojnë 3 herë më shumë të vdesin nga probleme që lidhen me shtatzaninë.

7-Vdekja nga koronavirusi në SHBA është 2.4 herë më e lartë te zezakët krahasuar me të bardhët.

Lexo edhe :  Papa Leo XIV goditet me një lodër nga turma!

8-Në muajin prill, papunësia te zezakët në SHBA arriti në 17%, ndërsa te të bardhët në 14%.

9-Tre në pesë zezakë pranojnë se padrejtësisht janë ndaluar nga policia për shkak të ngjyrës.

10-89% e nxënësve të bardhë e përfundojnë gjimnazin, ndërsa te zezakët kjo shifër është 79%.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV