test

Albin Kurti përfundoi atje ku e nisi.. në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albin Kurti i thotë sot lamtumirë zyrës së tij në kryeministri, për t’u rikthyer
në rrugë, aty nga ku e nisi edhe karrierën e tij politike. Edhe pse ishte njeriu
më i votuar i zgjedhjeve të 6 tetorit, Kurti pësoi sot humbjen më të madhe
politike, duke u detyruar të dorëzojë jo vetëm karrigen e kryeministrit, por
edhe atë të deputetit. Ai e nisi ditën e fundit si kryeministër, ashtu siç edhe te parën: duke mbledhur kabinetin edhe ata pak njerëz të besuar që i kanë mbetur rreth vetes. Por ndryshe nga mbledhja e parë e qeverisë, mëngjesin e sotëm në kryeministri mungonin të gjithë ministrat e LDK-së, të cilët ishin duke u përgatitur për triumfin e kësaj partie: Votimin e qeverisë së re.  Ky ishte një moment tranziconi i dhimbshëm për të gjithë ministrat e Vetëvendosjes dhe njerëzit e tij më të afërt, të cilët kanë mbetur po ashtu
jashtë parlamentit.

Në tetor të vitit të kaluar pas zgjedhjeve parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje
siguroi 30 karrige në Kuvendin e Kosovës dhe vuri deputetët më të votuar u
në krye të disa prej ministrive.

Albin Kurti mori postin e kryeministrit, Glauk Konjufca postin e ministrit të
Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albulena Haxhiu u bë ministre e
Drejtësisë, Arben Vitia ministër i Shëndetësisë, Haki Abazi
zëvendëskryeministër i dytë. Duke qënë se për t’u bërë pjesë e kabinetit ata
dorëzuan mandatin e deputetit, Kurti dhe njerëzit e tij më të besuar nuk
kanë zgjedhje tjetër veçse të marrin tanimë rolin e opozitës
jashtëparlamentare.

Por si mund të mbesë pa pushtet, deputeti më i votuar në dy zgjedhjet e
fundit në Kosovë?

Pas 9 viteve në opozitë dhe gati 14 viteve aktive në skenën politike, Lëvizja
Vetëvendosje provoi në tetor shijen e pushtetit. Premtimet e Kurtit ishin sa
të mëdha aq edhe të vështira, por edhe anti-konformiste. Duke u kërkuar
votat shqiptarëve të Kosovës, ai premtoi kursimin në masë të parave publike,
rifutjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, reforma madhore në arsim,
liberalizimin e vizave, rritjen e buxhetit, drejtimin e dialogut me Serbinë,
vendosjen e reciprocitetit me Beogradin dhe forcimin e marrëdhënieve me
Shqipërinë. Por ndoshta edhe për shkak të kohës së shkurtër që qëndroi në
pushtet, apo edhe “zhveshjes” nga kostumi i opozitarit, Kurti arriti vetëm një
nga premtimet e tij.

Edhe pse tanimë në pushtet, Kurti vazhdoi të sulmonte kundërshtarët
politikë si të ishte në opozitë. Në vend që të përqendrohej tek qeveria, Kurti
duket se u përfshi në një betejë të egër politike me presidentit Hashim Thaçi,
për dialogun me Serbinë dhe heqjen e taksës së vendosur nga paraardhësi i tij Ramush Haradinaj. Do të ishte pikërisht kjo betej me Thaçin që do t’i “errësonte sytë” ish-kryeministrit duke humbur mes vorbullës së kësaj lufte politike kontrollin mbi koalicionin qeveritar.

Ai nuk u përul përpara kërkesave të vazhdueshme të të dërguarit të
presidentit Trump për Kosovën, Richard Grenell, për heqjen e pakushtëzuar
të taksës, por u akuzua nga e gjithë skena politike se po rrezikonte
marrëdhëniet me SHBA-në. Në përpjekjen e tij për t’i treguar presidentit
Thaçi se ai ishte i zgjedhuri i qytetarëve të Kosovës, dhe se çdo vendim duhet
të kalonte më parë nga ai, Kurti u akuzua se “veshi” edhe këpucët e LDK-së.
Duke shkarkuar pa asnjë paralajmërim ministrin e Brendshëm nga radhët e
kësaj partie sepse mbështeti kërkesën e presidentit Thaçi për shpalljen e
gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, Kurti duket se “vrau me
paramendim” koalicionin e tij qeverisës.

Lexo edhe :  A do të bashkëpunonte me Argita Berishën? Ja si përgjigjet Basha

Koronavirusi ishte alibia i nismës së mocionit të mosbesimit, por arsyeja e
vërtetë e rrëzimit të Albin Kurtit duket të ishte qasja e tij për dialogun me
Serbinë. Debati për formatin dhe se kush e udhëheq këtë dialog e vendosi
Albin Kurtin jo vetëm përballë Hashim Thaçit, por edhe përballë
administratës së Donald Trump.

Para se të merrte detyrën Albin Kurti si Kryeministër, administrata e Donald
Trump u përpoq që të shuante konfliktin përmes një marrëveshjeje mes
Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit. SHBA shtoi presionin ndaj heqjes së
taksës 100 për qind si një gjest të vullnetit të mirë ndaj Serbisë dhe me
shpresën e sigurimit të një marrëveshjeje të shpejtë, diplomatët amerikanë
diskutuan deri tek ideja e ndaluar e ndarjes së Kosovës. Por, sic argumenton
analisti amerikane Patrick Kingsley, pasi formoi koalicionin në muajin
shkurt, Kurti nisi punën për të ngadalësuar e penguar procesin që kishte
nisur para se ai të vinte në pushtet, duke e vendosur veten në një kurs
përplasjeje me Uashingtonin.

Mes frikës së Hashim Thaçi mund të kishte arritur një marrëveshje të
fshehtë për ndarjen e Kosovës, Kurti përdori të drejtën që i jepte Kushtetuta
për të marrë në dorë dhe udhëhequr dialogun me Serbinë në vend të Thaçit
dhe të mbajë tarifat pjesërisht në fuqi si një mjet presioni ndaj Serbisë.
Kjo është edhe arsyeja përse mocioni i mosbesimit u mirëprit në avancë nga
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhja Demokratike e Kosovës u shpreh e shqetësuar kur SHBA ngriu
miliona dollarë ndihma për Kosovën, dhe më e alarmua kur Donald Trump
Jr., që nuk ka asnjë post zyrtar në administratën e babait të tij, publikisht
mbështeti qëndrimin e senatorit amerikan, që këshillonte tërheqjen e
trupave amerikane nga Kosova. Këto komente, që tmerruan qytetarët e
Kosovës, që e shohin praninë e trupave amerikane në vendin e tyre si një
garanci jetësore për sigurinë e vendit, duket se cuan edhe në krisjen e
koalicionit qeveritar. Në këtë pikë, as LDK nuk besonte me Kurtit, dhe as
Kurti, që shkarkoi ministrin e Brendshëm, nuk i besonte më LDK-së.
Në vendimin e tij të fundit, Kurti hoqi tarifat për të vendosur masat e
reciprocitetit, ndali plotësisht tregtinë me Serbinë, duke minuar të gjitha
përpjekjet e Grenell për fuqizimin e lidhjeve tregtare mes Kosovës dhe
Serbisë, shkruan Gazeta Si.

Megjithatë, kush i kujton skenat e gazit lotsjellës dhe protestat e egra në
qendër të Prishtinës me thirrjet “Vetëvendosje, jo negociata”, e di se Kurti
është rikthyer në fushëbetejën e vetme që nuk e mposht dot askush: në
sheshet e protestave!

 

 

gj.b/fjala.al

 

Të fundit

“Minimumi jetik 200 euro, pensionet 100 euro”/ Dilaveri: Hendeku i thelluar

Eksperti i ekonomisë, Flobens Dilaveri, ka komentuar lidhur me pensionet dhe situatën në të cilën ndodhet shteti. Sipas Dilaverit, minimumi...

Temperaturat e larta shkaktojnë viktimën e parë në Shqipëri

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat. Bëhet me dije se i moshuari është Abaz Metaj dhe nga verifikimet...

Ankesa për votim të paligjshëm në zgjedhjet amerikane

Ish Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidat i Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë, thotë se njerëzit po votojnë...

Biden lehtëson rrugën për shtetësi rreth 500.000 çifteve në amerikë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar të martën një prej përpjekjeve më të mëdha për t’ua lehtësuar rrugën drejt shtetësisë qindra mijëra migrantëve në...

I ulur në tualet, politikani i bashkohet gabimisht takimit virtual

Një kryebashkiak i Rio de Janeiro të Brazilit u kap duke iu bashkuar një takimi në internet ndërsa ishte ulur në tualet. Sipas mediave të...

Lajme të tjera

Web TV