Ambasada Amerikane bën lëvizjen e pazakontë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e SHBA-së në Tiranë është investuar maksimalisht për realizimin e reformës zgjedhore. Edhe mbrëmjen e djeshme, kur palët politike dështuan sërish për të arritur marrëveshjen, ambasadorja Yuri Kim bëri një deklaratë të fortë duke kërkuar që të tërhiqen të gjitha kushtet që nuk bazohen në rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Por sot Ambasada ka bërë me dije se Yuri Kim do të dalë në një deklaratë për mediat shqiptare. Deklarata do të ketë në fokus pikërisht këtë çështje, reformën zgjedhore.

Janë të rralla rastet kur një ambasador amerikan njofton paraprakisht për një deklaratë për mediat, pasi zakonisht ato bëhen në fillim të takimeve zyrtare apo në konferenca shumëpalëshe.

Ndërkohë, mësohet se në rezidencën e ambasadores kanë mbërritur përfaqësuesit e partive.

-Asnjë rezultat për “Zgjedhoren”/Vijojnë dhe sot negociatat me përfaqësuesit e Këshillit Politik

Të fundit

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Lajme të tjera

Web TV