Avdullah Hoti: Nuk ka marrëveshje për shkëmbim territoresh me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I mandatuari për kryeministër të ri të Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar sot gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend se nuk do të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë.

Hoti u shpreh se dialogu i udhëhequr nga  ndërkombëtarët do të mbetet prioritet, por pavarësisht kësaj ai nuk do lejojë asnjë plan apo projekt për shkëmbim territoresh.

“Prioritet do të jetë edhe marrja e përgjegjësive për të çuar procesin e dialogut në bashkëpunim me BE e SHBA duke mos lejuar ndryshim territori e shkëmbim territorit”, deklaroi Hoti.

Duke folur për prioritetet, i mandatuari për kryeministër tha se së bashku me partnerët e tjerë qeverisës do të kujdesen edhe për prioritetet e tjera si forcmimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik, marrja e përgjegjësive kushtetuese për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me përfshirje të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Fjala.al/

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV