Del fotoja e ekstremistit mysliman në Kamëz i cili kërcënoi paraditen e sotme me armë policinë. Bëhet fjalë për Ronald Kryemadhin, i cili pas disa orësh rezistencë duke kërcënuar policinë ka përfunduar në pranga.
Pas rrethimit të banesës së tij, efektivët e komisariatit Nr. 5 kanë shkuar në banesën e Ronald Kryemadhit, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.
Në momentin që shërbimet e policisë kanë hyrë në banesë ai ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.
Menjëherë në ndihmë të policisë lokale kanë shkuar forcat e Policisë Tiranë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.
Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit, pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.
Personi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, për veprimeve të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon kontrollin në banesë, për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.
Bëhet me dije se personi i identifikuar me inicialet R.K ka qëlluar me kallashnikov. Deri më tani bëhet me dije se RENEA ka rrethuar zonën ku ndodhet banesa e R.K, ndërkohë që ai është duke bërë rezistencë dhe kërcënon policinë./b.b/fjala.al