Kërcënoi se do vriste fëmijët, RENEA 24 orë negociata me burrin në Kamëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është vetëdorëzuar autori i cili qëlloi pak më parë me armë zjarri në afërsi të Bashkisë Kamëz. Bëhet me dije Ronald Kryemadhi ka bërë rezistencë për 24 orë pasi policia ka shkuar në banesën e tij për ta shoqëruar në Gjykatë, pasi akuzohej për dhunë në familje.

Në momentin që policia ka hyrë në banesën e tij, Kryemadhi ka nxjerrë armën e zjarrit të tipit pistoletë dhe ka kërcënuar se do të vriste fëmijët dhe uniformat blu. Bëhet me dije se Kryemadhi ishte besimtar dhe nuk lejonte vajzat të shkonin në shkollë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar RENEA, FSHN dhe forcat e DVP Tiranë duke rrethuar banesën e tij. Pas negociatave, Kryemadhi është vetëdorëzuar.

Ndërkohë Kryemadhi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit numër 5, për procedura të mëtejshme. Grupi hetimor vijon kontrollin në banesë, për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

“Kemi shoqëruar në mënyrë të detyrueshme një person për në gjykatë e Tiranës. Ky akuzohet për dhunë në familje dhe nuk lejon që fëmijët të shkojnë në shkollë, pasi është besimtar. Sapo ka ardhur në banesë ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nëse nuk do të largoheshin do të qëllon. Negociuam me të dhe u bë e mundur negocimi me këtë shtetas nga një punonjës i RENE-as. Po bëjmë kontrollin e banesës, se përveç kallashnikovit ka pasur edhe një pistoletë. “, është shprehur drejtor në Policinë e Tiranës, Rebani Jaupi./r.g/fjala.al

Të fundit

Franc List, frymëzuesi i romantizmit muzikor

Nga Leonard Veizi Në panteonin e figurave kolosale të artit, ku muzika gërshetohet me pasionin dhe shpirti njerëzor sfidon kufijtë...

Rama rrëfen për median gjermane dhunën ndaj tij në ’97/ Ishte tentativë vrasje

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur mes të tjerash për një episod të rëndë në jetën e tij...

Prezantohen katër nënkryetarët e rinj të bashkisë Tiranë, ja sektorët që do të mbulojnë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka prezantuar katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Prezantimet e reja kanë ardhur...

Shqipëria prezanton pozicionin negociues për Grup-kapitullin 5 me BE-në

Shqipëria po bëhet gati të paraqesë Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Ministrja...

Reshje dhe ulje temperaturash/ Ja çfarë do të ndodhë me motin përgjatë muajit Gusht

Meteorologia Anira Gjoni thotë se temperaturat gjatë fillimit të gushtit do vijojnë në këto vlera që na kanë shoqëruar gjatë kësaj jave. Gjoni tha...

Lajme të tjera

Web TV