Mes dhjetëra problemeve të Mesut Özil, shtohet edhe ai ekonomik. Futbollisti me origjinë turke i kombëtares gjermane është braktisur nga sponsori kryesor, Adidas, pas shqetësimeve në rritje për imazhin e cënuar të lojtarit, dhe për problemet jashtë fushës që përfshijnë, tentativën e grabitjes që vuajti, mbështetjen e politikanëve me problem e shumë të tjera.
Mesut Özil braktiset kështu nga Adidas pas shtatë vjetësh. Ylli i Arsenalit nënshkroi një kontratë me vlerë 22 milionë Paund me gjigantin e veshjeve sportive në 2013, por kompania gjermane ka shqetësime për imazhin publik. Ai u largua nga kombëtarja gjermane dhe e cilësoi presidentin turk si njeriun e tij më të mirë. Mesut Özil merr 350 mijë Paund në javë nga Arsenal në një kontratë deri vitin e ardhshëm, por me gjasë nuk do ta përfundojë atë.
Imazhi publik i Özil thuhet se është një nga faktorët kryesorë pas vendimit të Adidas, pas një numri incidentesh të diskutueshme vitet e fundit. Mesfushori u largua nga armata e kombëtares gjermane në vitin 2018 pasi pretendoi se i ishte bërë një “puç” për ti faturuar dështimin në Kupën e Botës në Rusi.
Ai gjithashtu mbështet presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan e kjo u konfirmua në vizitën në Londër. Erdogan është cilësuar si një diktator i ditëve moderne nga kritikët e tij më të ashpër dhe vizita e tij tre-ditore në kryeqytetin anglez u përball me protesta.