“Mirë se erdhe në ferr zemër”/Iris Luarasi tregon nismën e studentëve për pedofilin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tema më e debatueshme e ditëve të fundit është abuzimi seksual i 15 vjeçares nga roja i shkollës dhe disa të rinj në Babrru të Tiranës.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, paditen e të enjtes do të mbahet një marshim nga shoqëria civile, nismë kjo e studentëve të gazetarisë në Tiranë, për të treguar se pedofilët janë të papranueshëm në shoqërinë tonë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur pedagogia Iris Luarasi gjatë një interviste në Abc News, e cila tregoi dhe detajet se një prej banerave do të jetë me foton e Abas Dogut me mbishkrimin “Mirëserdhe në ferr zemër”.

“Është një marshim pr të treguar se ka njerëz që mbështesin mijëra gra dhe vajza që janë viktima të dhunës. Kjo është një nismë që është marrë nga disa vajza studente të gazetarisë. Posteri i bërë në orën 16:00 dhe në datën katër është një gjë e goditur porsa i përket dhe marketingut. Kjo është një mënyrë për të treguar se nuk jemi më shoqëria që bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. 15 vjeçarja nuk dhunuar vetëm seksualisht, por dhe moralisht. Ne në Shqipëri nuk e kemi shumë në kulturë që të publikojmë identitetin e pedofilëve. Një nga banerat është me figurën e këtij pedofili dhe me fjalët që ai ka shkruar “Mirë se erdhe në ferr zemër”. Dhe më pas do të ftojmë njerëzit që të shkruajnë atë që ndiejnë”, është shprehur Luarasi.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se ne e kemi të vështirë të ruhemi nga këto njerëz që mund të ndodhen kudo rreth nesh dhe me këtë marshim ato do të kuptojnë se janë të dënueshëm dhe të papranueshëm në shoqërinë tonë./E.B./Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: SPAK mos të japë vetëm dënime me burg

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, mendon se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK),...

Kina nis ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë

Kina ka filluar ndërtimin e një prej projekteve më të mëdha energjetike në historinë e saj: një hidrocentral monumental në lumin Yarlung Tsangpo, i...

Mosmirënjohësit dhe fati i tyre: Kur drejtësia nuk ka nevojë për hakmarrje

Nga Fejzo Subashi Një reflektim mbi plagët që sjell mosmirënjohja dhe heshtja që zgjedh njeriu i drejtë përballë saj. Ka njerëz që gjithë jetën e tyre...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Lajme të tjera

Web TV