“Për fëmijërinë e vjedhur”, të gjithë nesër në marshim. Figurat publike i japin mbështetje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Figura publike dhe personalitete të industrisë së medias dhe muzikës në Shqipëri e Kosovë po i japin mbështetje marshimit që do të organizohet nesër në Tiranë kundër dhunës dhe abuzimeve ndaj vajzave dhe grave në Shqipëri.

“T’i themi stop abuzimeve ndaj vajzave dhe grave! T’i themi stop mentalitetit që po na i vret për së gjalli vajzat! Të bëjmë thirrje për drejtësi për rastet e denoncuara dhe atyre të heshtura”, thuhet në thirrjen e publikuar nga ‘Pink Movement’.

Marshimi është parashikuar të nisë nesër në orën 16:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet.

Rasti i fundit i abuzimit seksual ndaj një 15 vjeçareje nga roja e shkollës në periferi të Tiranës ka tronditur opinionin publik. Fatkeqësisht ngjarje të tilla po bëhen të përsëritura edhe brenda shkollave.

Në rrjetet sociale janë të shumtë personat që po i japin mbështetje marshimit dhe që pritet të dalin në shesh kundër fenomenit të dhunës seksuale. Fjala.al ka bërë një vëzhgim të figurave publike që në rrjetet sociale kanë publikuar njoftimin.

Disa prej mbështetësve të marshimit të 4 qershorit

Aurela Gaçe, këngëtare

Dafina Zeqiri, këngëtare

Alketa Vejsiu, moderatore

Olti Curri, gazetar

Rozana Radi, këngëtare

Marina Vjollca, moderatore

Endrit Mërtiri, fotograf

Niko Komani, stilist

Argjentina Ramosaj, këngëtare

Soni Malaj, këngëtare

Oriola Marashi, modele

Tayna, këngëtare

Enca, këngëtare

Luana Vjollca, moderatore

Aleks Seitaj, aktor

Rudina Dembacaj, moderatore

Megi Pojani, blogger

Të fundit

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet...

Apollonia dhe Bylisi, grekë apo ilirë?/ Një përgjigje nga Neritan Ceka

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i vjetër, i mbajtur gjallë më shumë nga interpretimet politike...

Stanislavski, portret i një reformatori të shpirtit skenik

7 gusht 1938 – Vdekja e mjeshtrit të skenës Nga Leonard Veizi Nëse teatri është pasqyra ku shpirti njerëzor shfaqet i zhveshur, pa mburoja dhe...

Dua Lipa ndan prapaskenat e “Sunny Hill”/ Kur e nisëm si ide ishte ‘e frikshme’!

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, ka publikuar së fundmi një video ekskluzive në platformën e saj personale Service95, ku ndan me ndjekësit...

Vjosa Osmani publikon letrën e plotë që i dërgoi Donald Trump (Foto)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për letrën...

Lajme të tjera

Web TV