Rikthehet pas 74 ditësh Superliga, çfarë pritet të ndodhë në elitë e futbollit shqiptar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas më shumë se dy muajsh ndërprerje për shkak të koronavirusit, sot pritet që 10 skuadrat e Kategorisë Superiore të kthehen në fushë si asnjëherë më parë.

Me rregulla të ndryshuara si: pa praninë e tifozëve në stadium, me dezinfektime, eliminimin e dhënies së duarve në fillim të ndeshjeve, ndalimin e festimeve të golave në grup, ndalimin e pështymës dhe mundësinë e deri në 5 zëvendësime futbolli pritet të jetë shumë ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim deri në këto momente.

Në orën 17:00 sot pritet të zbresin në fushë 8 skuadrat e para, që do të luajnë për javën e 27 të Superligës. Këto janë çiftet Bylis-Tirana, Flamurtari-Vllaznia, Kukësi-Luftëtari dhe Laçi-Teuta. Ndërsa në orën 20:00 do të luhet takimi i fundit i kësaj jave për Kategorinë Superiore ai midis Partizanit dhe Skënderbeut.

Ndërkohë rikujtojmë se ekipi i Bylisi, i cili renditet i 7-i në kuotën e 36 pikëve në kampionatin kryesor të futbollit shqiptar do të ketë përballë Tiranën e vendit të parë. Rikujtojmë që ballshiotët kanë pasur një sërë problematikash përpara ndërprerjes së kampionatit dhe përplasje me arbitrat, pasi sipas tyre këta të fundit kanë marrë një sërë vendimesh të padrejta. Ky rikthim duket se nuk do të jetë aspak i lehtë për Bylisin që tashmë përballet edhe me problemin e koronavirusit.

Ndërsa Tirana rikthehet pas shumë javëve të suksesshme dhe fitoresh të njëpasnjëshme, duke qëndruar në krye të kategorisë me plot 53 pikë. Bardheblutë e kryeqytetit janë të sigurt në atë që duan dhe është pikërisht titulli kampion.

Flamurtari që në ndeshjen e rikthimit do të ketë përballë Vllazninë renditet në vend të fundit dhe është skuadra më e rrezikuar për të rënë nga elita e futbollit shqiptar. Vlonjatët kanë vetëm 11 pikë dhe do t’iu shumë fitore radhazi në këto 10 javë që të mund të mbijetojnë.

Edhe Vllaznia nuk ndodhet në pozita aspak të mira. Shkodranët renditen të tetët me 35 pikë dhe do tu duhej të luftonin ende fortë që të mos bien në zonë e rrezikut. Klubi më i vjetër në historinë e futbollit shqiptar është duke u përballur me një sërë problemesh siç është edhe ajo e pagave të lojtarëve.

Dyshja e tretë që pritet të luajë në orën 17:00 është Kukësi-Luftëtari. Verilindorët renditen të dytët me 44 pikë dhe një diferencë prej 9 pikësh nga Tirana e vendit të para. Javët e fundit përpara ndërprerjes së kampionatit nuk ishin aspak të mira për djemtë e trajnerit të ri të tyre, Orges Shehit. Ata humbën kryesimin e kategorisë dhe vijon rënien duke u shkëputur goxha në  rezultate nga vendi i parë. Megjithatë ky pushim edhe pse pritet të ketë shumë efekte negative fizikisht, mund të ketë ndikuar në një reflektim të verilindorëve.

Lexo edhe :  Shitja e biletave për Shqipëri-Serbi, a do të përjashtohen tifozët shqiptarë? Reagon FSHF

Luftëtari nga ana tjetër renditet në vend të 9 me vetëm 14 pikë dhe duket se është në prag të rrëzimit nga Superliga. Gjirokastritet kanë vuajtur shumë gjatë këtij sezoni dhe nuk dihet nëse ky rikthim do të jetë për mirë apo për keq në ecurinë e tyre.

Laçi-Teuta janë dyshja e fundit që pritet të përballet në orën 17:00. Të dyja këto skuadra mund të thuhet se janë në pozita deri diku të mira. Laçianët renditen të tretë me 41 pikë dhe ia kanë dalë që gjatë këtij sezoni të tregojnë që janë një skuadër që duhet marrë në konsideratë.

Teuta e Durrësit nga ana tjetër renditet e pesta me 40 pikë dhe ia ka dalë që të tregojë formë të mirë. ‘Djemtë e Detit’ ishin në ngritje e sipër pak para ndërprerjes së kampionatit dhe mund të kishin arrirë më shumë nëse do të vazhdonin me ato ritme.

Ndërsa në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme do të zhvillohet një ndeshje shumë e rëndësishme, ajo që dikur konsiderohej si takimi më i fortë i Superligës, Partizani-Skënderbeu. Kampionët ende në fuqi të Kategorisë Superiore duket se nuk kanë pasur një sezon aspak të mirë. Të kuqtë e kryeqytetit nuk ndodheshin aspak në formë para ndërprerjes së sezonit dhe nuk ia dolën që të fitonin as me skuadra të konsideruara të dobëta.

Ndërsa Skënderbeu nga ana tjetër kishte një fillim sezoni të dobët, ndërsa erdhi duke u rritur në pozicione dhe fuqizuar gjithmonë e më shumë në çdo ndeshje. Korçarët ishin në pozita shumë të mira para pezullimit të ndeshjeve dhe nëse do të ishin vijuar ndoshta mund të kishin arrin rezultatet e dëshiruara. Megjithatë pritet të shikohet forma që do të shfaqin gjatë rikthimit.

Ajo që dihet për të gjitha ekipet është se nuk do të jenë në formën e tyre më të mirë dhe pritet që të ketë edhe dëmtime të shumta, ndaj kujdesi duhet të jetë shumë i madh nga të gjithë.

Megjithatë duhet theksuar se kryesore në një situatë të tillë është që rikthimi i ndeshjeve të jetë i sigurt, pasi ditën e djeshme u konfirmua me koronavirus futbollisti i parë në Shqipëri, Eridon Qardaku i Bylisit dhe ndonëse pjesa tjetër e ekipit rezultuan negativ, mundësitë për përhapjen e infektimit janë shumë të larta./Fjala.al/Katerina Tafa/

 

Të fundit

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Aksident në rrugën Laç–Patok, plagoset njëri nga shoferët

Në aksin rrugor Laç–Patok, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete. Si pas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e...

Luçiano Boçi: Fatet e shqiptarëve nuk varen nga samitet, por nga vota e lirë

Luçiano Boçi, në deklarata ekskluzive për A2 CNN, shpjegoi pse opozita vendosi të dalë në protestë ditën kur në Tiranë erdhën ndërkombëtarët për Samitin...

Lajme të tjera

Web TV